Ja kur është shkrepur ‘selfie’ e parë

Ja kur është shkrepur ‘selfie’ e parë

528
0

Paris Hilton në një intervistë ka deklaruar se është pikërisht ajo që e ka shpikur ‘selfien’, por sipas hulumtimeve, ‘selfie’ e parë është realizuar shumë kohë më parë. Në vitin 2013 fjala ‘selfie’ që përcakton një fotografi që një person ia bën vetës, zakonisht me smartphone ose me kamerë dhe më pas ngarkohet në mediat sociale, ka hyrë në fjalorin e Oksfordit. Përhapja e shfrenuar e kësaj teknike është mjaft e përhapur në kohët e fundit, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ‘selfie’ nuk është fenomen strikt modern. Në të vërtetë, vetë-portreti fotografik është zhvilluar edhe në ditët e hershme të eksplorimit dhe shpikjes së fotografisë, kur shpesh fotografi kryente eksprimente me vetën si model. Fotografia e mëposhtme konsiderohet të jetë ‘selfie’ i parë. Imazhi në fjalë është bërë në vitin 1893 nga një kimist amator dhe një entuziast i fotografisë. Robert Cornelius nga Filadelfia kishte vendour kamerën e tij në pjesën e prapme të dyqanit të familjes kur bëri këtë ‘selfie’. Ai mori imazhin duke hequr kapakun e lentes dhe pastaj duke u futur në kornizë ku ai u ul për një minutë para se të mbulonte sërish lenten.