Ja çfarë rroba banje duhet të kini këtë verë që të gjithë...

Ja çfarë rroba banje duhet të kini këtë verë që të gjithë njerëzit të kthejnë sytë nga ju

913
0

Tani që klima ka filluar të bëhet miqësore dhe dielli shkëlqen më shndërritshëm në qiell, ka ardhur momenti që të nisni të bëni zgjedhjen e duhur. Vera tashmë ka ardhur, gjithashtu është dhe momenti për të shkuar në plazh dhe nuk ka gjë më emocionuese se kjo.

Çfarë rroba banje të ble që të dukem komode, bukur, seksi, por edhe në koherencë me trendet e modës? Çfarë do të mbizotërojë këtë verë? Cilat ngjyra?

Padyshim që printet e kafshëve do të sundojnë edhe tek bikinit këtë verë, por edhe ato rroba banje të stilit retro si për shembull me kuadrata do t’i shohim shumë edhe këtë vit. Gjithashtu revistat e modës tregojnë që do të sundojnë edhe printet e luleve dhe frutave.