Ish-spikerja mirënjohëse ndaj Sorosit: Tek unë ka investuar, jam bërë mëndjehapur, më...

Ish-spikerja mirënjohëse ndaj Sorosit: Tek unë ka investuar, jam bërë mëndjehapur, më ka dhënë ushqim dhe ka paguar udhëtimet

484
0

Erjona Shehu ka deklaruar se është mirënjohëse ndaj Xhorxh Sorosit pasi ai ka investuar në formimin e saj profesional.

Featured image of article: Ish-spikerja mirënjohëse ndaj Sorosit: Tek unë ka investuar, jam bërë mëndjehapur, më ka dhënë ushqim dhe ka paguar udhëtimet Erjona Shehu 2 Gusht, 2019 9:36

Tiranë- Ish- spikerja e Top Channel Erjona Shehu, (sot me profesion mjeke) ka pranuar hapur se në formimin e saj ka investuar edhe Xhorxh Soros.

 

Ajo ka theksuar se Soros i ka çuar  bota shqiptare, në botën mjekësore perëndimore. Ajo thekson se iu ka dhënë ushqim, fjetje, udhëtim dhe dije mjekësore.

 

“…unë di të jem mirënjohëse. Pas dy familjeve të mia, njeriu që ka investuar më shumë në formimin tim profesional, edhe pse nuk është fare në dijeni të ekzistencës sime, është Xhorxh Soros.

667 mjekë nga Shqipëria, kanë ndjekur trajnimet dhe observershipet e tij. Kemi pasur lektorë ndër më të mirët nga SHBA, Gjermania dhe Austria. Na ka nxjerrë nga bota shqiptare, që cave na rri e ngushtë e cave na rri e gjerë, na çoi në botën mjekësore perëndimore, na pagoi udhëtimin, fjetjen, ushqimin, na dha dije mjekësore, na bëri më mendjehapur dhe ndikoi në mënyrën sesi e shohim profesionin tonë dhe si e ushtrojmë atë. Mjekësia shqiptare i detyrohet shumë, politikëçudibërësit shqiptarë i detyrohen shumë, pasi ka bërë punën e tyre.”, shprehet ajo.