Ajo ka qenë padyshim një nga banoret që ka rënë më shumë në sy në ‘Big Brother Albania’.
Vajza energjike nga Pogradeci, Xhensila Pere, është përfolur shumë në media kohët e fundit, jo vetëm për faktin që tashmë është një sipërmarrëse e suksesshme, por edhe që ka një lidhje të re.
Statusi i saj në Facebook ka nota humori por edhe ironie.
“Ore, një gjë nuk kuptova: Kujt i kam zënë derën që më fejuan, më “shtatzënuan”? Të paktën kur të keni kohë më prezantoni me burrin. Faleminderit miq për urimet, në kokën e beqarëve, paçin fatin e Marigosë…!” – ka shkruar Xhensila.
Mesa duket, ajo është akoma single, por postimet që ajo publikon në rrjetet sociale, i ngatërrojnë njerëzit..