Ish-banorja e ‘Big Brother’: Meqë më ‘shtatzanuat’, tani më gjeni burrin..

Ish-banorja e ‘Big Brother’: Meqë më ‘shtatzanuat’, tani më gjeni burrin..

669
0

xhensilaaa_1474016177-5047383

Ajo ka qenë padyshim një nga banoret që ka rënë më shumë në sy në ‘Big Brother Albania’.

Vajza energjike nga Pogradeci, Xhensila Pere, është përfolur shumë në media kohët e fundit, jo vetëm për faktin që tashmë është një sipërmarrëse e suksesshme, por edhe që ka një lidhje të re.

Statusi i saj në Facebook ka nota humori por edhe ironie.

“Ore, një gjë nuk kuptova: Kujt i kam zënë derën që më fejuan, më “shtatzënuan”? Të paktën kur të keni kohë më prezantoni me burrin. Faleminderit miq për urimet, në kokën e beqarëve, paçin fatin e Marigosë…!” – ka shkruar Xhensila.

Mesa duket, ajo është akoma single, por postimet që ajo publikon në rrjetet sociale, i ngatërrojnë njerëzit..
xhensila-pere_1474016123-9200330