Irina Shayk çmendet pas meshkujve dhe ajvarit (Foto)

Irina Shayk çmendet pas meshkujve dhe ajvarit (Foto)

501
0

irina-shayk-swimsuit-lead_1472102513-28712-650x358

Trupi i përsosur i Irina Shayk është protagonisti i numrit të shtatorit të revistës “GQ”.

Top-modelja ruse është intervistuar nga stilisti Riccardo Tisci, të cilit Shayk i ka zbuluar se “që e vogël, nuk mendoja se isha shumë e këndshme. Mendoja se isha e shëmtuar dhe se nuk i pëlqeja askujt”.

“Kam lindur dhe jam rritur në një vend të vogël. Në moshën 14-vjeçare, do të isha gati, nuk e di se për çfarë, vetëm për të qenë një djalë: mendoja se isha tmerrësisht e shëmtuar dhe që nuk i pëlqeja askujt”, tregon Irina, e cila shprehet “krenare që është ruse”.

E dashuruar me Bradley Cooper, Shayk përjashton mundësinë për të pasur një marrëdhënie me një femër dhe pyetjes provokuese i përgjigjet: “Jam ruse, parapëlqej meshkujt, diamantet dhe avjarin”, transmeton Shqip.

Nga origjina e saj, kujton se “nuk kam hipur asnjëherë në avion deri në moshën 19-vjeçare”, dhe pyetjes së Tiscit mbi momentin e saj më të sikletshëm në jetë, Shayk zbulon se ka qenë, “kur në moshën 20 vjeçe, shkova në Paris për herë të parë. Nuk kisha asgjë për të veshur dhe ndonjëherë edhe për të ngrënë. Kujtoj se vihesha në siklet me modelet e tjera për mënyrën se si isha veshur”.

Por edhe pa asgjë në trup, Irina nuk kalon pa u vënë re…