iPhone 12 mund ta fundosë Galaxy S20, me këtë veçori

iPhone 12 mund ta fundosë Galaxy S20, me këtë veçori

701
0

Apple mund të jetë duke e përdorur një teknologji që nuk është përdorur asnjëherë tek iPhone. Gjykuar nga një patentë e re, që ishte publikuar këtë javë, tregon se mund të shohim një iPhone të ri, ekrani i të cilit funksionon plotësisht nën ujë. iPhone 7 dhe telefonat e mëvonshëm, janë të gjithë me IP68, me iPhone 11 që është në gjendje të mbijetojë në një thellësi maksimale prej dy metrash deri në 30 minuta, ndërsa iPhone 11 Pro dhe Pro Max mund të mbijetojnë në një thellësi maksimale prej katër metrash deri në 30 minuta.

Duke pasur parasysh që ata tashmë janë rezistent ndaj ujit, kjo patentë është tërësisht e re për iPhonen.

Duket se ekrani do të jetë në gjendje të dallojë ndryshimin mes një spërkatje uji dhe presionit të vendosur qëllimisht nga gishti i një përdoruesi, në mënyrë që të mund të përdoret si normal edhe kur mbulohet në ujë. Galaxy S20 gjithashtu është i certifikuar me IP68, por nuk është i aftë për dicka të tillë. Këtë teknologji të re, mund ta shohim të debutojë në iPhone 12.