Inva Mula, e ftuar special në ndarjen e Çmimit Kombëtar Operistik “Onegin”

Inva Mula, e ftuar special në ndarjen e Çmimit Kombëtar Operistik “Onegin”

924
0

Sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula ishte e ftuar këto ditë në Shën Petërburg, ku ofroi një masterklas për këngëtarët e rinj rusë dhe mori pjesë, si mysafire speciale, në ceremoninë e dytë të ndarjes së Çmimit Kombëtar Operistik “Onegin”. Lajmi bëhet i ditur nga ambasada ruse në Tiranë. “Është vërtet e mrekullueshme që vajza e nënës ruse Nina dhe babait shqiptar Avni, Inva Mula vazhdon të shkëlqejë në skenat e Rusisë, duke u pëcjellë brezave të rinj të artistëve sekretet e artit të saj të papërsëritshëm. Urime më të përzemërta!”-thuhet në faqen zyrtare në FB të ambasadës ruse në Tiranë.