Rama: Do fillojmë reformën për lidhjet e paligjshme të ujit, njësoj si...

Rama: Do fillojmë reformën për lidhjet e paligjshme të ujit, njësoj si me energjinë

196
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar fillimin e një aksioni kombëtar për lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm. Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë me grupin e Partisë Socialiste, Rama bëri me dije se kjo reformë do të jetë njësoj si me energjinë elektrike. Por, ndryshe nga sa ishte vepruar me energjinë, qytetarëve do t’u lihet një afat kohor disa mujor për të rregulluar vet lidhjet e paligjshme të ujit dhë vitin e ardhshëm do të fillojë penalizimi për këdo që e vjedh. “Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në raport me furnizimin me ujë. E vjedhin këtë mall që njësoj si energjia nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranueshme financiare. Sot ne kemi një situatë ku përcjellim një shembull, në Tiranë ku UKT del me fitim. Fitimi garantohet nga ata që paguajnë. Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve nuk e paguajnë ujin. Kjo është një situatë e ngjashme me atë energjisë. Ndryshe nga si bëmë me energjinë, ne do t’i japim kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujë duke përfituar nga lidhje të paligjshme, pa matësa, që të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizimit për ata që mendojnë se uji mund të vidhet. Do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të paliugjshme të ujit”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, duke folur për buxhetin e vitit tjetër, shefi i qeverisë bëri me dije se do të ketë një rritje prej 4%. Duke ju referuar të dhënave të Komisionit Europian, Rama tha se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Një pjesë të konsiderueshme në buxhetin për vitin e ardhshëm e zënë rrugët kombëtare. Kryeministri tha para ministrave e deputetëve të tij se të gjithë rrugët do të ndërtohen sipas standardeve europiane. “Në 4 vjet shqiptarët do të shikojnë një transformim të qënësishëm dhe do të ndjehen pjesë e infrastrukturës europiane. Rrugët tona nuk kanë lidhje me rrugët europiane”, u shpreh kryeministri.