Intervista/ Mimoza Shuli: Prania ime në politike si një domosdoshmëri në interes...

Intervista/ Mimoza Shuli: Prania ime në politike si një domosdoshmëri në interes të komunitetit

859
0

Një jetë të tërë në shërbim të komunitetit, e lidhur ngushtë me problemet dhe shqetësimet e tyre. Prej 15 vjetësh pjesë e shoqërisë civile, por tashmë e angazhuar edhe në politikë. Në vitin 2012 fiton çmimin e Filantropisë, një çmim që është një motivim dhe një vlerësim që ju bëhet personave të cilët lenë gjurmë në shoqëri. Pra është një obligim, që të shtyn drejt rrugës të pandalshme të bamirësise dhe një sensibilizim për një pjesë tjetër të shoqerisë. Kjo është Mimoza Shuli, nënkryetare e Këshillit te Qarkut Korçë, detyrë që mendon se e ka realizuar me sukses duke përmbushur të gjitha pritshmerite e atyre që e kanë votuar. Në një intervistë për portalin “Vizion.com.al”, zonja Shuli na rrëfen historitë që e kanë prekur gjatë këtyre viteve dhe vështirësitë që ka hasur duke punuar dhe ndihmuar shtresat në nevojë. Motoja që e karakterizon ‘Asgjë nuk është e pamundur’, dhe për Mimoza Shulin, duket se asgjë nuk është e pamundur. Çdo detyrë e besuar nga qytetarët, për zonjën Shuli  është një përgjegjësi për ta realizuar me sukses dhe për t’i përfaqësuar sa me denjësisht duke përcjelle gjithmonë zërin e tyre ne Këshillin Bashkiak. Pas një karriere të gjatë në shoqërinë civile, por edhe në politike, ndoshta në të ardhmen zonja Shuli mund të jetë një kandidate e mundshme dhe mëse e merituar për kryetare bashkie të Pogradecit, apo dhe si deputete në parlamentin shqiptar. Por si e shikon ajo qytetin e saj, Pogradecin, si ka arritur të menaxhoj kohën, duke ju përkushtuar familjes, punës, biznesit, dhe përgjegjesisë si pjesë e shoqërisë civile dhe politike. Të gjitha këto Mimoza Shuli na i rrëfen në këtë intervistë ekskluzive.

Ju keni qenë prej një periudhe të gjatë pjesë e shoqerisë civile. Çfarë të shtyu që u bëre pjesë e politikës?

 

Shumë e vërtetë pyetja juaj. Në fakt kam qenë prej 15 vitesh pjesë e shoqërisë civile dhe të them të vërteten, më duket sikur më mungon ajo pjesë. Por, gjithësesi jam këtu në mbështetje të asaj që kam krijuar 15 vite me parë. Për mua nuk është rastësi prania në politikë, sepse e pashe si një domosdoshmëri, pasi në momentin që ti kërkon të realizosh dicka në interes të komunitetit në nëvoje apo të grave, ku unë kam patur fokusin tim, e pashë të domosdoshme suportin politik. Asgjë nuk mund te besh sot nëse nuk je i veshur me pushtet. Kam punuar për vite me radhe me projekte të financuara nga donator të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit, me temat nga më të ndryshme sociale, ekonomike dhe kulturore.

Vështirësitë që kemi hasur në qëndrushmërine e këtyre projekteve kanë qenë të shumta. Problematikat sa vinin dhe shtoheshin ndërkohe që ti e kishe të vështirë ti zgjidhje pasi kërkonin një shkallë më lartë zgjidhjeje sic ishin dhe vendimet në Keshillin Bashkiak. Pra, për të cuar përpara misjonin tënd në mbështetje të grave dhe komuniteteve në nevojë, dhe për të qenë kurdoherë zëri i tyre duhej dhe mbeshtetja politike duke qenë pjesë e vendimmarrjes.

Prej kohesh keni drejtuar një shoqatë artizanati ne Pogradec. Si ju lindi ideja e saj?

 

Që bisneset në hoteleri-turizëm të ecnin, duhej domosdoshmërisht të rinjgjallnim traditën e artizanatit. Atë traditë që në vitet 95 per shkak të vafërsisë të sistemit komunist ishte venitur dhe askush nuk donte ti mendonte jo më t’i rifillonte përsëri. Dukej sikur njerëzve ju kujtoje atë kohë që mezi po e harronin. Turistët e huaj kishin filluar të shtoheshin pasi kishin kuriozitet për Shqipërinë. Filluan të vizitonin Pogradecin, dhe nderkohe kërkonin të gjenin dicka tradicionale për ta blerë. Por nuk ishte vetëm kjo arsyeja e krijimit të kësaj shoqate; Kryesorja ishte punësimi i grave dhe hapja e bisneseve të vogla në kushtet e shtëpise, ku i prodhonin në shtëpi dhe i tregetonin në një treg gjate shëtitores nga liqeni. Kam kontaktuar 200 gra duke shkuar në cdo shtëpi. Më është dashur një pune jashtëzakonisht e madhe për të bërë pasi pjesa më e madhe e kishin vështire të dilnin nga shtëpia edhe pse kërkonim t’i ndihmonim. Duhej një punë e madhe me trajnime të shumta për integrimin e tyre dhe më pas t’i mësonim se si të hapnin nje bisnes nga fillimi. Në çdo rast tregoja eksperiencën time se si e kisha filluar bisnesin tim nga hici.

 

Prej vitesh ju jeni angazhuar në ndihme të njerëzve në nevojë në qytetin e Pogradecit. Çfarë ju shtyn ta bëni këtë gjest human, dhe çfarë është për ty filantropia?

 

Që kur kam filluar të merem me bisnes kam filluar edhe të ndihmoj familje në nevoje. Gjatë hulumtimit tim në disa familje në qytet por dhe në zona rurale kam pare një varfëri të madhe, njerez të papunë me 10 anetare në një familje qe s’kishin asnjë të ardhur, që këtu mendova të ndaja ndihma ushqimore, veshmbathje dhe çdo gjë që mundesha, ku që atëherë nuk i kam shkëputur më. Pjesë e kontributeve të mija u bëne shume shpejt dhe femijet pa përkrahje prindërore, ku çdo vit ju ndaj dhurata për Krishtlindje, po kështu edhe personave me aftësi të kufizuar. Vetëm këtë verë bëmë të mundur pajisjen me karrike lëvizese për 6 femije me aftësi të kufizuar në Pogradec.

Vetë fjala filantropi do të thotë “dashuri ndaj njerëzimit”, në një kontekst më  të gjërë se sa  “bamirësi”. Shumë njerëz ndër vite në botë pasurite e tyre ja u kanë dhuruar shoqatave humanitare, të cilat  kujdeseshin për njerëzit me nevoja të ndryshme sociale. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe bisnesmenë të fuqishëm në botë. Me bisnseset e tyre kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetës në vende të varfëra të botës. Në Shqipëri, filantropia u bë e njohur kohët e fundit falë Partners Albania, e cila i dha një kuptim akoma më të madh rendësisë të filantrpisë. Viti 2012 më bëri të njohur si filantrope. Ishte viti i dytë që aplikohej në Shqipëri nga Partners Albania. Në fakt nuk e kisha menduar kurre që dikush do të vlerësonte punen time në komunitet, për më tepër të më propozonte për këtë cmim, duke menduar që në një qytet të vogël si Pogradeci vështirë që cmime të tilla të behen të mundur. Por ja që ndodh. Për mua, filantropia është gjesti më human dhe më bamirës që mund të bëjë cdo njeri në jetën e tij.                                     Çmimi i Filantropisë është një motivim dhe një vlerësim që ju bëhet personave të cilët lenë gjurmë në shoqëri. Pra është një obligim, që të shtyn drejt rrugës të pandalshme të bamirësise dhe një sensibilizim për një pjesë tjetër të shoqerisë.

 

Cili ka qenë momenti më i vështirë, por edhe me i bukur me shtresën e njerëzve në nevojë që ju ka ngelur në mendje, por edhe ju ka motivuar më shumë në punën tuaj?

Ka shumë histori që më kanë prekur gjatë këtyre viteve dhe vështirë të ndaj ndonjë. Të gjitha kanë dhimbje, trishtim por ka dhe një lloj krenarie si dhe qetësi shpirtërore. Kur shikon në sy të fëmijëve gëzim dhe buzëqeshje qoftë edhe për një moment te vetem. Kjo më bën të ndihem mirë. Ajo që do të vecoja, ka qënë një kartolinë e shkruar nga fëmijët pa përkrahje prindërore në shënjë falenderimi dhe mirënjohje për dhuratat që ju jepja cdo Krishtlindje. Kjo kartolinë më ka bërë të lotoj dhe vërtet të mos ndalem asnjëherë së dhuruari duke u frymezuar nga Nënë Tereza, e cila gjithë jetën e saj ja kushtoi njerëzimit nëpër bote: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini dhe ndihmojin”. Nëse nuk mund t’i bësh mirë dikujt, mos i bej keq. Me këtë frymë kam rritur dhe edukuar dy fëmijët e mi, me dashurinë për jetën, për familjen, për njerëzit, me dashurinë për vendin e tyre, ndjenjën e tolerancës dhe larg urrejtjes. Ta duan jetën ashtu si t’ju vijë, pasi jeta është e bukur me të mirat dhe të këqijat e saj.

 Ju drejtoni dhe nje fondacion Humanitar (LIONS CLUB) ç’mund të na thoni për të konkretisht? Sa krenare ndiheni ju kur realizoni dicka në shërbim të komunitetit??

Është një fondacion me qendër në Amerikë, i krijuar 102 Vite më pare nga themeluesi Melvin Xhons dhe u mbështet nga bisnesmenët më të mëdhenj në botë. Sot ka 1.700.000 anëtarë nga e gjithë bota dhe në mbi 240 vende të botës. Në Shqipëri ka 7 vjet që është krijuar dhe jam shumë krenare dhe e lumtur që drejtoj këtë fondacion me këtë emër të madh në botë. Mund te përmend që anëtarë të LCI jane shume personalitete te larta Boterore si tre ish Presidentët Amerikane Xhorxh W Bush, Klinton, dhe Obama.

 

Aktivitetet nga ky fondacion kanë qënë të shumta në mbështetje të komunitetit sic janë shperndarja e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje në zonat e përmbytura vitin e kaluar. Në Fushë-Kruje, Durrës, Shkodër, dhe në zonën e Pogradecit. Ndihmat nuk kane munguar asnjëherë dhe në zona të thella malore ne Mokër, përvec ndihmave me ushqime fokusi i këtij fondacioni është kujdesi ndaj shëndetit të njerëzve me nevoja të vecanta, apo sëmundje të ndryshme të diabetit, shikueshmërise, kancerit të gjirit, ku për të gjitha këto kemi marre fushata ndërgjegjesuese në çdo periudhe të vitit. Janë organizuar vizita falas për sytë tek fëmijet dhe janë pajisur me suza të gjithë ata që kanë rezultuar me problem shikueshmerie.  Janë realizuar vizita falas dhe analiza kundër sëmundjes të shekullit, diabetit,  tek fëmijet e moshave 12 vjec e lart në disa nga shkollat nëntë-vjecare dhe të mesme pasi kohët e fundit kjo sëmundje është përhapur shumë tek këto mosha. Janë shumë aktivitete të tilla që në fokus kanë patur kujdesin shëndetësor ndaj njerzve.

Përveç shendetit, një rëndësi të madhe i kemi dhënë dhe disa investimeve imediate duke ndërhyrë në restaurimin e kopshit të fëmijëve në fshatin Bletas një investim modest por që solli ndryshime të mëdha. U rehabilitua ky ambjent dhe u pajisën të gjithë fëmijet me bazën materiale per 1 vit. Arritëm të bëjme realitet ëndrën e fëmijeve për të patur një kopësht model me një ambjent të ngrohtë dhe komod për të kaluar një pjesë të mirë të ditës të tyre. Gjithashtu sapo përfunduam restaurimin e kopshtit më të madh në qytetin e Pogradecit me 120 fëmije dhe i vetmi kopësht me drekë në qytet Kopshti Liri Como, duke e pajisur me soba të reja për ngrohje me krevate të rinj për çdo fëmijë tavolina dhe karrike, dhe bazën materiale për të zhvilluar oret e mësimit apo argëtimit. Në këtë kopësht nuk ishte ndërhyrë për gati 40 vjet dhe fëmijet flinin 3 në një krevat dhe në kushte të papershtatshme. Sot ky kopësht është bërë model duke ju ofruar standarte më të mira bashkëkohore fëmijëve për të kaluar kohën e tyre. Gjithashtu pjesë e këtij fondacioni dhe në bashkëpunim dhe me Telekom Albania bëmë të mundur ngritjen e një qëndre argëtimi dhe rehabilitimi pranë pavjonit te Pediatrisë në Spitalin e Pogradecit. Kjo ishte si një dhuratë për Krishjtlindje për të gjithë fëmijët e sëmurë ku kalojnë ditë në spital dhe le të shërbejë si terapia më e mirë për shërimin e fëmijëve që vuajnë sëmundje të ndryshme. Ky ka qënë një moment tepër mbresëlënës dhe emocionues për mua.

Jemi duke bashkëpunuar me fondacione humanitare të tjera në botë me qëllim që të bëjmë të mundur realizimin e disa projekteve të tjera që kemi në vazhdimësi për qytetin e Pogradecit.

Çdo gjë e bukur që realizon në shërbim të komunitetit të bën të ndihesh krenare, sidomos ato me impakt në shëndetin e njerzve dhe sidomos te fëmijëve.

 

 Si e shikoni qytetin tuaj në të ardhmen?

Qyteti i Pogradecit pasurinë më të madhe ka njerzit bujarë, miqësore, të dashur dhe mikëperitës që dallojnë nga qytetet e tjera, ka  gjënë më të shtrenjtë natyrën e mrekullueshme  me  Liqenin, kuroren e pyllit te gështenjave, kalanë madhështore, parkun e madh të Drilonit, dy kishat dhe xhamite, ka muzeun e Artifakteve mesjetare e shumë pasuri kombëtare të tjera. Dhe nëse do t’i referohesha dhe zonave të tjera, pra fshatrave perreth ketij qyteti, këto pasuri natyrore dhe historike do të dyfishoheshin, ku mund te përmendim Varret e Selcës, Bazilika e Linit, kisha e Shën Marenas, ura e Golikut që mund të kthehet në një vend peligrinazhi pasi përveç rëndësisë ndodhet në një vend ku ka një natyrë të mrekullueshme dhe një klimë të jashtëzakonshme. Është mali i Gozicit në Dunicë, një atraksion i pazbuluar, dhe për më tepër rruga Egnatia, që kalon përmes Mokrës. E gjithë zona e Mokrës ka nje natyrë magjepsëse dhe nje histori të rrallë që mund te kthehet në zonat më të vizituara në Qarkun e Korçës. Ajo që do të doja ishte që ta kthejme gjithë zonën e Pogradecit në vëmendjen e vizitorëve duke i promovuar këto vlera që ka dhe duke ndërhyre për investime nga qeveria pasi në disa prej vendeve të vizitueshme mungon infrastruktura. Pogradeci është akoma ashtu siç e ka bërë Zoti. Shpresojmë që shumë shpejt ky qytet me vlera të rralla kulturore dhe historike  të kthehet në një nga qytetet më të frekuentuara pasi e gjithë hapësira e saj është një atraksion i rrallë turistik në rajon. Nëse do të mundesha të kisha gjë në dorë, do ta ndryshoja qytetin tim në 180 gradë duke e kthyer në nje nga zonat me te vizituara për turistët vendas dhe të huaj. Nëse hedhim vështrimin dhe shikojmë  shumë qytete në botë që nuk kanë patur asgjë atraktive, njerëzit kanë punuar fort për të shpikur dhe ndërtuar qendra muzeale  dhe atraktive vetëm e vetëm për të terhequr vizitorë dhe për të gjeneruar të ardhura për familjet dhe qytetarët e tyre. Tek ne ndodh krejt ndryshe, kur zoti na i ka dhene te gjitha mrekullite, ndërkohë që dora e njeriut i keq-menaxhon.

Do të doja që cdo cep i këtij qyteti që ka një histori brenda të ruhet, restaurohet dhe të promovohet si vlerë kulturore. Poezitë e Lasgushit të shkruhen nëpër fasadat e pallateve ku të lexohen nga të gjithë vizitoret. Kemi shtëpinë e Lasgushit dhe Mitrushit ku as njëra dhe as tjetra nuk janë sot shtepi muze për vizitorët. Çdo Pogradecar dhe çdo Shqipëtar mburret sot me këto dy ikonat e letrave shqipe.                                                                                                                          Lagjja tipike Pogradecare, edhe kjo është një atraksion që shumë pak vizitohet. Ka edhe shumë të tjera për të cilat nuk mund të mjaftojë kjo intervistë për ti shkruar pasi janë pjesë e ideve të mija në të ardhmen..

 

 Ku e gjeni forcën për të bere gjithe këto të ndihmoni njerzit, të merreni me bisnes, të mendoni për qytetin dhe të gjeni kohë për familjen?

Nuk e kuptoj dot të rri në një vend apo të bëj një punë të caktuar.  Jam mësuar që të bej disa punë njëkohësisht. Për ne gratë perceptimi i punës është më ndryshe se burrat. Kam punuar si Administratore e një Shoqërie Kursim-Krediti, Institucion Financiar, për 7 vjet. Në të njëjtën kohë drejtoja një fondacion bamirësie dhe Shoqatën e Zejtarëve në Pograde duke mos lënë pas dore dhe bisnesin. Edhe pse me një ngarkësë shumë të madhe, përsëri në fund ia kam dalë t’i realizoj me shumë sukses këto dhe për më tepër të gjej kohë dhe për familjen, pasi gjëja më e shtrenjtë për mua është familja. Jam përpjekur të racionoj kohën në mënyrë që mos të  lë asnjëren pas dore, sidomos familjen time. Edhe kur kam hasur vështirësi gjithmonë i kam thënë vetes unë mundem. Gjithmonë më karakterizon motoja ‘Asgjë nuk është e pamundur’. Nëse gjërat e tua nuk i shikon me largapamësi, vështirë se mund të ecësh përpara.

Çdo detyrë e besuar nga qytetarët është një përgjegjësi për ta realizuar me sukses dhe për t’i përfaqësuar sa me denjësisht duke përcjelle gjithmonë zërin e tyre ne Këshillin Bashkiak.

Është viti i 8 ose perfundimi i mandatit te dytë si këshilltare në Këshillin bashkiak Pogradec, njëkohesisht viti i 4 si nënkryetare e Këshillit te Qarkut Korcë, detyrë që mendoj se e kam realizuar me sukses duke përmbushur të gjitha pritshmerite e atyre që më kanë votuar. Çdo detyrë e ngarkuar, e marr me shumë përgjegjësi dhe sidomos me passion duke u angazhuar totalisht me qëllimin që të kem sukses.

Faleminderit!

Intervistoi: Eglantina Alliaj