Intervista/ Gjokaj: Fitorja e shqiptarëve në Tuz, fitore historike

Intervista/ Gjokaj: Fitorja e shqiptarëve në Tuz, fitore historike

635
0

 “Në trevat etnike shqiptare duhet frymë e re intelektualësh”

Luigj Gjokaj, sekretari i Shoqatës atdhetare Malësia e Madhe, dhe ish kryetari i Fondit të luftës së UCK, që sot është Epopeja e UCK- së në Kosovë flet për portalin “vizion.com.al”. Zoti Gjokaj e cilëosn fitoren e shqiptarëve në Tuz në Mal të Zi, një fitore historike dhe të pritur që nga viti 1957. Sipas tij, Shoqata atdhetare Malësia e Madhe në Michigan, ka punuar shumë që të arrihet kjo fitore. I pyetur për Samitin e Diasporës, zoti Gjikaj theksoi se ky është një Samit i shumë pritur nga diaspora, por tepër i vonuar,duke nënvizuar se kjo do të ishte dashur të mbahej nga të gjitha qeveritë demokratike. Situata politike aktuale përcillet me shqetësim nga e gjithë diaspora, thotë Gjokaj. Sipas tij, në Shqiperi,  Kosove dhe kudo ne trevat etnikë shqiptare duhet me dal nje frym e re intelektualesh qe do te angazhohen ne politik dhe di ta cojn kombin perpara.

 

 

Zoti Gjokaj, fitorja nga shqiptarët e komunës Tuz, ishte një fitore që pritej prej vitesh. Sa e ndryshon kjo pozicionin e shqiptarëve në Mal të Zi?

Fitorja nga ana e shqiptarëve autokton Malësor ishte një fitore e madhe dhe historike, një fitore e pritur që nga viti 1957..kur ishe pushteti Jugosllav i atëhershëm, ua kishte hequr shqiptarëve komunën, por edhe nga ardhja e pluralizmit pilitik në vitet 90-ta përfaqësuesit e partive politike atje, si Deputetët Gjergj Gjokaj, Mehmet Bardhi, Lek Lulgjuraj dhe të gjithë tjert që ishin deputet të mëvonshëm vazhdimisht kanë kërkuar në parlamentin Malazez që të kishin komunën e Malësisë me qendër Tuzin.  Por ato kërkesa gjithmonë shkonin në veshin e shurdhër dhe nuk ju jepej asgjë përveç premtimeve të kota. Në vitin 2018 nga presioni ndërkombëtar  për Malin e Zi për të hyrë në rrjedhat euro-atlantike, NATO dhe BE u desh të plotësoheshin disa kushte për pakicat autoktone, e në mes të atyre kërkesave edhe duhej kaluar edhe ligjin për vetëqeverisje lokale, dhe ky ligj kaloi më 2018. Kurse para disa ditëve me 3 mars u mbajtën zgjedhjet e para në komunë, ku shqiptarët e këtyre trojeve fituan shumicën e këshilltarëve komunal 16, dhe me një malësor tjetër të një partie qytetare Shtjefen Camaj po krijojn shumicën administrative që të udhëheqin në  komunën e Tuzit.

 

Një rol të veçantë kishin edhe shqiptarët e diasporës në këtë fitore..

 

Po sigurisht, se Diaspora jonë e shqiptarëve(Malsorëve), që vijnë nga ato troje dhe jetojnë në Amerikë, Europë, Australi, Kanada, dhe kudo tjetër ishin tepër të shqetësuar për fatin e këtyre zgjedhjeve, ne nuk u kursyem sidomos Shoqata atdhetare Malësia e Madhe në Michigan, kemi punuar shumë që të arrihet kjo fitore. Ne çuam mjete financiare për të ndihmuar në fushatn zgjedhore, por shkuan edhe një pjesë e kryesisë së shoqatës për të votuar në Malësi. Problemi më i madh ishte se ne shumica jonë do të ishim atje më 3 Mars në atë ditë historike, por ne nuk kemi dokumentet përkatëse të atij shteti për të votuar, se sikur ne të na lejohej për të votuar pa ato dokumenta me mijëra malësorë do të ishim atë ditë në Tuz për të dhënë votën e shenjtë koalicionit shqiptar.

Por mendoj unë dhe shumë të tjerë se pa angazhimin e diasporës kjo fitore nuk do të ishte arrirur.  Nuk duhet harruar këtu as Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, dhe kryeministrin Edi Rama, po ashtu Presidentin e Kosoves Hashim Thaçin dhe kryeministrin Haradinaj për mesazhet e qarta mbështetëse që dhanë për koalicionin e forumit shqiptar në Tuz.

Pastaj këngëtar, humorist, akademik, shkrimtar të botës shqiptare u prononcuan pozitivisht dhe me një mesazh të qartë për elektoratin shqiptar atje. Të them të vërtetën shqiptarët e atyre trojeve kurrë nuk kishin qenë më të bashkuar se tani. Armiku kishte tentuar përçarje fetare e krahinore ndër shqiptarët atje, por populli njëzëri ju tha atyre, nuk ka Malësi Katolike apo Muslimane, ka veteë një Malësi Shqiptare, ne jemi vëllezër dhe nuk mund të na ndaj askush, ne permbi fe e kemi kombin shqiptar, prandaj kjo ishte një fitore historike, një rilindje e re për Malsorët e Malsisë.

E tani duhet punuar më mendje dhe zemer që ta ruajmë këtë vllaznim dhe bashkëpunim në mes të Malsorëve autokton atje, që të zhvillojmë infrastrukturën, të hapim vende të reja pune, të ruajmë dhe zhvillojmë liqenin e Shkodrës si park nacional, të nderojmë heronjtë tanë, tu ngremë rrugë e përmendore, ta zhvillojmë turizmin dhe bujqësinë dhe blegtorinë, ta ruajmë dhe ringremë muzeun historik në Lekaj dhe shumë shkollave te ju nderrohet emir.  Po ashtu bulevardit në Tuz t’i shtohet përmendorja e heroit më të madh kombëtar Gjergj Kastriotir Skenderbeut, dhe shumë punë imediate i pret administratën e re të komunës së Plotë në këto 4 vite në vazhdim, dhe nëse punojnë për së mbari, do të fitojnë përsëri, por nëse jo besa atëherë partia në pushtet DPS..malazeze mund të ju nxjerrin shumë shqetësime në votat e ardhshme..

Në Tiranë u mbajt Samiti i dytë i diaspores. Cili është mendimi juaj për këtë Samiti?

Ky është një Samit i shumë pritur nga diaspora, madje është tepër i vonuar, kjo do të ishte dashur të mbahej nga të gjitha qeveritë demokratike, sepse mërgimtarët  vuajnë për atdheun, në mërgim jemi rober kalimtar, se paku dy gjenerata dhe sa vjen e  shuhemi dhe amerikanizohemi, apo ata që jetojnë në vende të tjera do të asimilohen si ne në Amerikë. Sikur vendlindja jonë të kishte bër diçka më parë kundër asimilimit, kjo nuk do të ndoshte kaq shpejt, gjeneratat që vijnë vetëm do të thonë se të parët tanë ishin shqiptar dhe asgjë tjetër. Nuk jam dakord me përzgjedhjen që është bëë aty, nuk ka shumë nga ata që janë më të merituarit të shkojnë në samit. Unë se di çfarë kritesh duhet pasur apo kush i thërret ata, psh në Michigan ju flas ka shumë kalibra intelektualesh, biznesmenesh, dr e profesorësë, aktivistë që kanë punuar me dekada për çështjen shqiptare dhe nuk janë të përfshirë në ato lista. Megjithëse s’dua të keqkuptohemi, unë jam për tu  organizuar ato, dhe shtetet shqiptare duhet të marrin masa konkrete, e jo vetëm fjalë sa për tu dukur bukur, në parti apo elektorat…ja e bëra unë dhe kurrkush tjetër..ato duhet ti përvishen punës konkrete që mërgata e fuqishme të inkuadrohet thellë në jetën shqiptare.

 

Çfarë kërkon diaspora nga politika shqiptare?

Diaspora jonë si çdo tjetër në botë kërkon afrimin dhe mbështetjen e shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosoves, ato duhet ti bashkojnë njerëzit e vet kudo jemi në bote. Ne nuk kemi as qendra kulturore si kombet e tjera, ato duhet me të shpejtë ti ndërtojnë shtetet tona të përbashkta, duhet hapur shkolla shqipe me mëseas të mirëfilltë, madje duhet të bëhet rregjistrimi i popullatës ku jetojmë. Nuk kemi asnjë statistik të saktë për numrin tonë sa jemi në emigracion, pra të vendosen urat lidhëse të përditshme me atdheun tonë. Këtu kemi instirucione fetare ku bashkohemi por asgjë tjetër, duhet të tejkalojmë këto dhe të bashkohemi si shqiptar nëpër qendrat tona, pa dallime feje , krahine dhe ideje të gjithë për Shqipërinë dhe Shqiptarin.

 

Si përcillet përtej oqeanit situata aktuale në Shqipëri, protestat dhe konflikti politik?

Çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe trojet tona etnike në Ballkan na shqetëson pa masë, për të arritura dhe suksese gëzohemi dhe festojmë me juve, por edhe për tragjedi, e disfata dhe rrumuja të ndryshme shqetsohemi shumë.  nuk kalon asnje ngjarje qe ne nuk e periedhim..keto ngjarjet e fundit jan trishtuese, hudhja e bojes kryeministrit, dhuna ne protesta, hudhja apo diegja e mandateve, ska kuptim..Eshte shum normale te demostrojsh dhe te mos pajtohesh me pushtetin dhe udheheqsin e shtetit, esht detyra e opzites ta rrezojn ate ne menyre demikratike..por jo me dhun..jo me sjedhje barbare, ato nuk sjedhin asgje te mir, dhe europa dhe bota nuk i peanon ato..Keyetari i Kosoves dhe kryeminsti pra Thaci dhe Ramushi nuk merren vesh fare, njani flet ne ëashington ne nje menyr, tjetri krejtesisht ndryshe sikur te flusnin per dy Kosova jo per nje..keshtu edhe me Ramen e Bashen ne te njejten gja vepeojn kur shkojn ne Europ apo kombe te bashkuara, flasin 100% te kundertat, pra flasin si per dy botëra te ndryshme.

Ne Shqiperi , Kosove dhe kudo ne trevat etnikë shqiptare duhet me dal nje frym e re intelektualesh qe do te angazhohen ne politik dhe di ta cojn kombin perpara..Duhet ti ikin koha asaj qe te qendrojn nga 20 apo 30 cite duke nderrua pozita nga kryetar partije, kryeminister apo keyetar shteti..te gjitha pozitat i kalojn dhe qendrojn per te gjitha keto dekada ne politik po thue se jau ka lan baba apo babfhyshi, pra lideret ton politik jan ba si mbretni, e majn ato pozita me vite e dekada..Prandaj mendoj se kho klim duhet nderrua, duhet te vin gjenerata te reja njerzish te pa korruptuar dhe profesionaluste te lamive, keta studente jan arsimua neper univerzitetet me ne ze boterore, dhe duhet qe ta marrin ne dore vendin.Po ku ndolle qe politikanet te bajn ma shum miljona eurosh si ne troje tona, kurse populli esht me i vobekti ne Europ, jo pra dicka esht keq me ket forogeafi.. Ma shum ka miljonera shqiptar ne Shqiperi e Kosove se ne Amerik si ndolle kjo, sdon mende. Ne përfundim te kesaj intërviste ju uroj popullit tim te dashtur shqiptar nje vite te lumtur, ku do te largohën keto dobesi qe e kan sulmuar kombin ton, dhe te vin dite me te mira dhe te lumtura per kombin ton te vuejrur me shekuj nga sundimtar te huaj..e tani qe jemi te lie nuk po munde te mërremi vesh dhe te jetojm te bashkuar dhe te lumtur..

Intervistoi: Eglantina Alliaj