
Artistja shqiptare me famë botërore, Bleona Qerreti, e cila aktualisht po jeton në Amerikë, e ftuar ekskluzivisht në emisionin “Sonte” të t7, ka thënë se nuk e ka ditur se Instagram me update’in e ka hequr opsionin Like. Madje ajo këtë lajm e mori pikërisht gjatë emisionit.
Pasi mori lajmin ajo ka reaguar me entuziazëm duke thënë “That’s amazing and fantastic” – “Kjo është mahnitëse dhe fantastike”.
Bleona e ka quajtur si gjëja më e mirë në botë sepse shumë artiste në Instagram hedhin postime në Instagram pa asnjë lajm apo të re dhe marrin vëmendjen e publikut në bazë të pëlqimeve.
Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për “dashurinë” e jestës së saj.
“Qeni Jonny, është dashuria e jetës simë”, ka shtuar Bleona.