Ilaçi natyral që trajton diabetin, astmën, kolesterolin e lartë dhe sëmundjet e...

Ilaçi natyral që trajton diabetin, astmën, kolesterolin e lartë dhe sëmundjet e veshkave

747
0

20150331125608351577

Bamja është një bimë barishtore që e ka origjinën nga Afrika Veri-Lindore dhe kultivohet thuajse në të gjitha zonat e ngrohta dhe tropikale në botë. Bamjet janë të njohura për vlerat e larta ushqyese që mbartin. Një filxhan bamje përmban rreth 21 mg vitaminë C, 2 gr proteina, 60 mg magnez, 3 gr fibra dietike, 7.6 gr karbohidrate, 80 mg folate, 0.1 gr yndyrë dhe vetëm 30 kalori.

Bamjet mund të konsumohen gjatë gjithë sitinëve të vitit (megjithëse vlerat e shumta ushqyese i mbartin në verë) dhe mund të përdoren në gjellëra të ndryshme.

Ja disa nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të bamjeve:

Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq
Është e përkryer për pacientët që vuajnë nga diabeti
Nxisin imunitetin
Lehtësojnë simptomat e astmës
Parandalojnë sëmundjet e veshkave
Ulin sasinë e glukozës në gjak.
Për të arritur këto përfitime ju duhet të hani të paktën 3 herë në javë bamje. Kura natyrale me bamje është uji i përftuar prej tyre. Merrni 10 copë bamje, hiqjuni bishtin dhe futini në një gotë me ujë. Lëreni gjatë gjithë natës ujin në një vend të errët e të thatë dhe konsumojeni të nesërmen në mëngjes, 10 minuta para ngrënies. Trajtimi duhet të zgjasë 2-4 javë. /gazeta shendeti

Burimi: Step to Health

 

Shperndaje