Studimi: Qëndroni 8 orë ulur në punë? Ja ç’duhet të bëni për...

Studimi: Qëndroni 8 orë ulur në punë? Ja ç’duhet të bëni për të rikuperuar dëmet fizike!

707
0

sad-man-working

Miliona njerëz në mbarë botën janë të detyruar të qëndrojë 8 orë ulur për shkak të punës. Dhe për të rikuperuar dëmet negative që shkaktohen nga jeta sedentare duhet patjetër 1 orë në ditë aktivitet fizik.

Ky është rezultati i një studimi në Universitetin e Kembrixhit, të publikuar në revistën “The Lancet”. Sipas autorëve të studimit që nga Olimpiada e vitit 2012 e deri më sot është bërë shumë pak në luftën kundër pasivitetit fizik.

Inaktiviteti fizik është i lidhur me rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa lloje të kancerit dhe është i lidhur m vdekjen e më shumë se 5 milionë njerëzve në vit.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit dhe Shkolla norvegjeze e Shkencave Sportive  kanë vlerësuar se ata që qëndrojnë 8 orë të ulur por është fizikisht aktiv, rrezikojnë më pak se personat që nuk bëjnë aspak aktivitet fizik.

Shperndaje