I vunë zjarrin mobilerisë së 55 vjeçarit, arrestohen 2 persona, ja çfarë...

I vunë zjarrin mobilerisë së 55 vjeçarit, arrestohen 2 persona, ja çfarë iu gjet në banesë

377
0

Dy persona janë arrestuar pasi i vunë zjarrin një mobilerie në Nikël. Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit A.M 26 vjeç dhe N.M 58 vjeç të dy banues në Tapizë Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në Nikel të Krujës, ku u përfshi nga flaket një mobilieri në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.