I paditur e dembel? Ja si i përgjigjet Blushi Ramës

I paditur e dembel? Ja si i përgjigjet Blushi Ramës

728
0

Blushi e vazhdon aty ku e ka lënë kur biseda vjen për Edi Ramën. Shpotitës, therës deri në eshtër dhe plot batuta, në fushatën elektorale që sapo ka nisur kryetari i partisë LIBRA e ka kryeministrin targetin numër një. Edhe mbrëmë i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ai e vazhdoi vargun e batutave ndaj Ramës si kundërpërgjigje ndaj akuzave që ai hodhi seancën e fundit parlamentare. “Kam shkruar më shumë faqe librash se sa Edi Rama ka firmosur shkresa”, tha Blushi kur u pyet nga gazetari Qaafoku përse Rama e cilësoi në seancën e fundit parlamentare të paditur dhe dembel. Ben Blushi rezulton të jetë deputeti që ka folur më shpesh se çdo deputet tjetër në parlament gjatë këtij sesioni. Por si e ka arritur Blushi të jetë kaq ndjellës për publikun me fjalimet e tij në parlament? Për gazetarin Qafoku ai tregoi se e ka stërvitur mirë vetën të arrijë aty. “Në fillim nuk e kisha këtë mënyrë. Kisha edhe emocione. Por e stërvita mirë vetën. Natyrisht nuk kam bërë prova në shtëpi. Por hoqa dorë nga fjalimet e shkruar në letër sepse publiku të dëgjon më mirë kur ti flet më kokën ngritur pa parë në letër. Ky spontanitet është më efikas sepse njerëzit për të cilët ti flet e kuptojnë më mirë se sa fjalimet në letër që për ta lexuar duhet të ulësh dhe ngresh kokën”, rrëfeu Blushi. Sa i sigurtë është Blushi me partinë e tij “Libra” të zgjidhet deputet? Janë dy pyetje që Blushi i përgjigjet në një: Jam shumë i sigurtë që do më zgjedhin deputet sepse partia LIBRA ndryshon nga të gjitha partitë e tjera. Libra nuk ka pronar si Edi Rama në PS dhe Sali Berisha në PD. Libra nuk ka nuk ka trashëgimtar si LSI”, tha ai. Lidhur me familjen e tij ai përmendi të atin Kiço Blushin për të cilin tha se i është mirënjohës. “Im atë duket që më ka njohur mirë që fëmijë kur shkroi librin dhe më pas skenarin e filmit Beni ecën vetë. Ai e ka parashikur që unë do ecja vetë dhe LIBRA është projekti im politik. Por më habit ndonjë deputete balliste e Rilindjes që artikulon duke zënë në gojë gjyshen time, sepse gjoja paskam tradhtuar bindjet politike. Kjo deputete është tipike mentalitet ballisti”, tha Blushi.