Rama për poetin Gumeni: Krenari t’i thuash mik

Rama për poetin Gumeni: Krenari t’i thuash mik

622
0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë pjesë në mbrëmjen kushtuar poetit dhe shkrimtarit Daut Gumeni. Së bashku me disa foto, Rama shkruan kështu në statusin e tij në FB:

“Fotoalbumi i mbrëmjes kushtuar poetit dhe shkrimtarit Daut Gumeni, gusmariotit që sfidoi diktaturën komuniste me dashurinë e tij për lirinë, të cilën e pagoi me thuajse çerekshekulli burg e për të cilën nuk pranoi kurrë të bënte kompromis. Filmi NJE BURRE NE UDHE është një dokument rrëqethës, mbi njeriun, lirinë e krijimtarinë, në ferrin tokësor të totalitarizmit dhe purgatorin e hipokrizisë post-komuniste. Daut, faleminderit që ekziston, miku im!”