Humbi në shkretëtirë, gjendet mrekullisht gjallë 5-vjeçari (Si ia doli të mbijetojë)

Humbi në shkretëtirë, gjendet mrekullisht gjallë 5-vjeçari (Si ia doli të mbijetojë)

368
0

Një djalosh 5-vjeçar humbi në shkretëtirë gjatë një eskursioni me familjen e tij dhe pas 27 orësh ai u gjet gjallë.

Ekipi i shpëtimit nga San Juan raportoi se vogëlushi u gjet gjallë por nga mungesa e tepërt e ujit ai u shtrua në spital që të rikuperohet.

‘’Naten fjeta te një gur që gjeta ndërsa gjeta edhe ca barishte për të ngrënë. Ujë nuk gjeta dot dhe kjo ishte më e veshtira’’ tha vogëlushi për gazetën vendase Clarin kur u zgjua.

Shpëtimi i tij konsiderohet si një mrekulli pasi shkretëtira është 600 km e gjatë dhe shumë kafshë puma përbëjnë rrezik në zonë. Vogëlushi do i bashkohet se shpejti familjes së tij pasi ‘aventura’ mori fund.