Një djalosh 5-vjeçar humbi në shkretëtirë gjatë një eskursioni me familjen e tij dhe pas 27 orësh ai u gjet gjallë.
Ekipi i shpëtimit nga San Juan raportoi se vogëlushi u gjet gjallë por nga mungesa e tepërt e ujit ai u shtrua në spital që të rikuperohet.
‘’Naten fjeta te një gur që gjeta ndërsa gjeta edhe ca barishte për të ngrënë. Ujë nuk gjeta dot dhe kjo ishte më e veshtira’’ tha vogëlushi për gazetën vendase Clarin kur u zgjua.
Shpëtimi i tij konsiderohet si një mrekulli pasi shkretëtira është 600 km e gjatë dhe shumë kafshë puma përbëjnë rrezik në zonë. Vogëlushi do i bashkohet se shpejti familjes së tij pasi ‘aventura’ mori fund.