HOROSKOPI e dielë, 25 gusht 2019

HOROSKOPI e dielë, 25 gusht 2019

643
0

 

DASHI

A jeni të shqetësuar për një mik që jeton larg jush? Ju po mendoni nëse ka dicka që nuk shkon në jetën e këtij personi. Ndoshta do ishte më mirë që ta telefononi për të kuptuar se cfarë po ndodh me të vërtetë.

DEMI

A janë cmimet e shtrenjta që ju bëjnë të shqetësoheni për investimet tuaja? Relaksohuni! Situata është e përkohshme. Megjithatë, sot nuk është dita e duhur për të bërë investime apo për të hapur një llogari bankare. Prisni disa ditë.

BINJAKËT

Partneri/partnerja juaj mund të ketë përjetuar disa konflikte me kolegët sot, prandaj mund të jetë i distancuar. Problemi do marrë fund nesër, por ai/ajo nuk është gati të dëgjojë morale. Bëji të qartë se ju jeni aty nëse ka nevojë për dicka.

GAFORRJA

Mbingarkesa e kohëve fundit mund t’ju bëjë që të mos ndiheni në humor mëngjesin e sotëm. Shmangni kafeinën dhe stimulantë të tjerë. Përpiquni të flini nëse mundeni. Stresi i tepërt në jetën tuaj nuk ju ndihmon për asgjë. Gjendja juaj do kalojë në mbrëmje, por vetëm nëse ju përpiqeni të largoni stresin.

LUANI

Ndjenjat e dashurisë për partneren/partnerin mund të jenë aq të mëdha sa gati ju shkaktojnë lot. Ju mund të përjetoni një mbrëmje intime plot pasion. Nëse kjo nuk realizohet, mos mendoni se partneri/partnerja nuk ju do më. Thjesht mund të jetë i/e zënë.

VIRGJERESHA

Muret rreth jush duket sikur janë mbyllur dhe ju jeni në ankth. Dashuria e jetës tuaj nuk do asgjë më shumë vecse të rrijë brenda. Mos e lejoni këtë të shkaktojë debate. Gjeni një kompromis. Dilni për darkë dhe më pas kthehuni në shtëpi e shihni televizior. Shijoni kohën bashkë! Nëse jeni beqarë, dilni jashtë dhe filloni “gjuetinë”.

PESHORJA

Disa lajme të mrekullueshme mund t’ju surprizojnë sot dhe kjo mund t’ju sjellë aq entuaziazëm, sa nuk do përqendroheni dot. Kjo është dicka e mirë për pak kohë. Miqtë dhe personat e tu të dashur mund ta kuptojnë. Por në një moment, duhet të ktheheni me këmbë në tokë. Bëni një shëtitje për të larguar entuziazmin e tepërt. Kjo është gjithcka ju nevojitet.

AKREPI

Një mik ose koleg mund t’ju paguajë një shumë parash që jua kishte borxh. Ju jeni të emocionuar, por do ndiheni fajtorë që keni planifikuar ti shpenzoni në gjëra të vogla në vend që ti kurseni. Por nuk duhet të ndiheni kështu. Nuk janë aq para sa do ju shkaktojnë probleme nëse nuk i kurseni.

SHIGJETARI

Shtëpia mund t’ju duket aq e vetmuar sa ndjeni edhe mungesë dashurie. Një anëtar familje, ndoshta partneri/partnerja juaj mund të jetë larg, duke e bërë ambientin të duket i ftohtë dhe bosh. Kjo nuk është një natë ideale për të qëndruar në shtëpi. Dilni jashtë dhe vizitoni një mik ose shihni një film. Ju keni nevojë të mbani veten të zënë derisa të kthehet partneri/partnerja.

BRICJAPI

A jeni të shqetësuar sot? Dicka që ka rëndësi të madhe për ju mund t’ju thojë një konsideratë që do bëjë të ndiheni më të qetë se zakonisht. Personat e tu të dashur mendojnë se jeni të sëmurë, të mërzitur ose të nevrikosur. Nëse i tregoni cfarë nuk shkon, mund t’ju ndihmojnë.

UJORI

Paratë mund t’ju shqetësojnë sot. Ndoshta nuk do të ketë një arsye të vërtetë. Ju mund të jeni të shqetësuar se do ju shfaqen probleme. Bëni mirë të kaloni urën dhe të mendoni seriozisht pasi stresi nuk zgjidh asgjë.

PESHQIT

Një mik mund të mbajë distancën me ju sot edhe të mos komunikojë shumë. Mos dilni në konkluzione që i mërzisin të tjerët. Ka mundësi që miku/mikesha juaj të jetë i shqetësuar për punën e tij/saj. Thjesht jini miqësorë, vetvetja dhe shikoni punën tuaj. Miku juaj do ju flasë kur të jetë më i qetë.

Shperndaje