Dashi
Është mirë të jeni të hapur e i komunikueshëm, por sot duket se nuk do t‘ja dilni ta mbani gojën mbyllur për asnjë sekondë. Besojini iniciativës të njeriut të zemrës.
DEMI
Kërkoni këshillën e një miku tuaj më të vjetër, përpara se të filloni diçka nga fillimi, sepse mund të merrni një pakënaqësi vërtetë të dhimbshme.
BINJAKET
Trajtojeni me shpirtin e drejtësisë një diskutim, mund të jetë rasti të kuptoni që dikush ju ka nënvlerësuar. Përballuni me diskutimet me partnerin, por duhet të dini të llogarisni atë që mund t‘ju japë
GAFORRJA
Sot do të arrini të realizoni objektivat tuaj personal. Në këtë mënyrë do të vlerësoheni nga një person që është i rëndësishëm për ju. Një mik do t’ju përfshijë në një projekt të rëndësishëm.
LUANI
Studiojini më në thellësi personat që do të takoni sot,e mundohuni të kini sa më shumë takt, përpara se t’u thoni shqetësimet tuaja.
VIRGJERESHA
Kini kujdes të mos niseni me nxitim e me ide shumë të mëdha. Në jetën në çift mundohuni të mos jeni shumë të përkushtuar. Idetë dhe fantazitë nuk ju mungojnë, por rrezikoni të humbisni shumë kohë
PESHORJA
Në jetën në çift do të zbuloni kënaqësinë e të ndenjurit bashkë, si në kohët e vjetra.
AKREPI
Situata në të cilën ndodheni ju bën të ndjeheni të trishtuar dhe pesimistë për gjithçka në jetën tuaj. Ruani qetësinë pasi kështu mund të kontrolloni situatën.
SHIGJETARI
Planet e prishura të ditëve të fundit do t’ju bëjnë të ndiheni akoma poshtë me humorin. Bëhuni më optimistë; aftësitë tuaja intelektuale do t’ju çojnë shumë larg. Mbrëmje e qetë
BRICJAPI
Dini të rregulloni çdo gjë kur e shihni që po e ekzagjeroni, mbi të gjitha me batutat tuaj që arrini të fitoni paqe. Vendimet e rëndësishme jo gjithmonë vinë nga momente të gjata reflektimi!
UJORI
Dinamizmi juaj do t‘ju vë në një ndriçim të bukur të Diellit, kështu dhe mund të kërkoni të ngjiteni më lartë se superiorët tuaj. Një ftesë nga miqtë tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur
PESHQIT
Përshtypjet dhe kujtimet ju turbullojnë, edhe pse nuk keni motiv të humbisni qetësinë, më mirë largoni mendjen se sa të mbylleni në shtëpi e të mundoni veten dhe të tjerët që ju qëndrojnë pranë