HISTORIA/ Shkon në funeralin e shoqes por kapet duke bërë seks me…

HISTORIA/ Shkon në funeralin e shoqes por kapet duke bërë seks me…

1230
0

histori-1-696x464

Një grua 41 vjeçare i hyn aventurës, braktis familjen dhe shkon te i dashuri 3 vjet më i ri. E gjitha kjo zgjat derisa i dashuri kupton se ajo ka një familje nga pas dhe e lë.

Por këtu nuk është fundi i kësaj historie. Ata takohen sërish në një funeral dhe ish i dashuri është i gatshëm ta marrë në krahë teksa ajo qan për shoqen që i ka vdekur.

Këtu nisin sërish kontaktet dhe përfundojnë duke bërë seks në shtëpinë e tij.

Historia i është rrëfyer psikologes së The Sun.

Rrëfimi te psikologia

Unë kam bërë seks me të dashurin tim, të cilin e kam takuar në një ceremoni mortore, edhe pse ai më braktisi një herë.

Edhe kështu, unë sërish dua që të jem në krahët e tij.

Ky djalë ishte martuar me një mikeshën time dhe ne shumë herë dilnim bashkë. Ai është 38 vjeç. Kur ata u ndanë ai filloi më të vinte rrotull duke më ftuar për kafe dhe për të folur.

Burri im punonte larg kështu që ne nuk e kishim të vështirë të takoheshim por edhe për të bërë disa gjëra më shumë.

Unë jam 41 vjeç dhe prej 18 vjetësh jam e martuar me një burrë shumë të mirë dhe të ndershëm. Por jam mërzitur me shumë gjëra.

Unë u largova në mënyrë që të jem afër të dashurit tim, por herë pas here shkoja fshehurazi për të parë burrin dhe fëmijët e mi, edhe pse ata më përbuznin për atë që kisha bërë.

E kisha gënjyer të dashurin sepse ai është xheloz dhe nuk do të pranonte që unë të kisha dy njerëz në jetën time.

Por në një moment ai e kuptoi që unë kisha një familje dhe më la.

Për fat të mirë u ktheva sërish te burri.

Mendova se ky ishte fundi i kësaj historie, derisa u përballa sërish me ish të dashurin tim në funeralin e një mikeshe të përbashkët.

Ajo që vdiq ishte shumë e re dhe vdekja erdhi në mënyrë shumë të papritur. Unë isha shumë e pikëlluar dhe nisa të qaj kur ai (ish i dashuri) më mori sërish në krahë.

Nisëm të kontaktojmë sërish dhe më kërkoi të takoheshim. Në fillim nuk pranova, por pastaj si një budallaqe u binda dhe shkova në shtëpinë e tij.

Seksi me të ishte i mrekullueshëm, por më vonë i dashuri im doli që ishte një mizor i vërtetë. Nuk mund ta përsëris se sa emri nisi të thoshte gjatë kësaj kohe.

Dua ti jap fund sa më shpejt kësaj lidhje. Jam duke u sjellë si një adoleshente e vërtetë, ndërkohë që duhet të bëja veprimet e një gruaja inteligjente.

Gjatë gjithë kësaj kohe burri më ka qëndruar pranë. Ai më do shumë, por unë ende nuk e di se çfarë po bëj.

Përgjigjja e psikologes

Përqendrohu në jetën seksuale me burrin dhe dëshira e madhe për ish të dashurin do të zvogëlohet.

Keni humbur kënaqësinë seksuale, por jo njeri- tjetrin.

Ti e di shumë mirë që ai (ish i dashuri) është një njeri i pakëndshëm që të bëhet pjesë e jetës tënde.

Nga ana tjetër burri jot është i dashur dhe besnik. Në fund të fundit ai të do akoma.

Pra bëj një jetë më të mirë për veten tënde me të.