HISTORIA/ Kolegu i fejuar më ‘çmend’ në seks, por sapo mbarojmë ai…

HISTORIA/ Kolegu i fejuar më ‘çmend’ në seks, por sapo mbarojmë ai…

575
0

keni-provuar-t-euml-b-euml-ni-seks-para-pasqyre-ja-p-euml-rse-duhet-patjet-euml-r-ta-b-euml-ni-hd-1200x630_1470564619-2896830-550x302

Një histori e mbërritur në rubrikën “Letër psikologes” në “The Sun” tregon për një çift të njohur në punë, që kanë përfunduar në shtrat dhe marrëdhënia seksuale që kanë pasur i ka bërë të çmenden për njëri­tjetrin, edhe pse në fakt djali është i fejuar dhe vajza thotë se ndihet keq pas asaj që bën.

Letra e vajzës:

Ndihem e përdorur nga ai djalë pas raportit seksual që më ka mahnitur me kolegun, në shtratin që ai ndan me të fejuarën.

Për seksin nuk kam fjalë, por ishte një ndienjë e tmerrshme ta bënim në krevatin që ai fle me të fejuarën, duke parë gjërat e saj kudo përreth. Më pas mallkoja veten. Unë jam 25 vjec dhe kolegu është 28 vjec. Punojmë në të njëjtën ndërtesë dhe shpesh kemi kontakt me njëri­tjetrin.

Ai nisi të flirtonte me mua. Më tha se ishte i fejuar dhe i lumtur. Do martohen vitin e ardhshëm, por ai tha se jeta e tyre seksuale nuk ishte dhe aq mirë. Ishte i sjellshëm dhe kalonte kohë me mua për të më njohur.

Para disa kohësh më kishte thënë një herë të kryenim marrëdhënie, por unë e refuzova. Pastaj unë u ndava dhe ky kolegu ishte aty për të më mbështetur. Ndaj s’mund të rezistoja pa shkuar me të. Një natë më çoi në banesën e tij kur e fejuara kishte lëvizur me punë dhe…ishte e mahnitshme. Më pas u la dhe u vesh.

Më tha se i kishte pëlqyer por se ishte duke rrezikuar shumë nëse do vazhdonin sërish. I thashë se nëse do donte mund të vazhdonim të kishim kontakt të rregullt seksual, por ai më kërkoi të mos e kontaktoja unë e para, por vetëm nëse ai do më telefononte. E fejuara e tij kishte parë një mesazh që unë i kisha dërguar në telefon dhe ishin zënë.

Respektova dëshirën e tij, dhe unë nuk dëgjova më prej tij. Por më pas u zemërova dhe i dërgova një mesazh ku i kërkoja të më thoshte se nëse s’donte të më takonte më, mund të ma thoshte. Mu përgjigj i acaruar, duke më thënë se do ma kishte thënë nëse nuk do donte të takoheshim.

Pastaj më bllokoi në telefon dhe Facebook. Më shmangte dhe në punë kështu që i thashë vetes se mbaroi. Por javën e kaluar më shkroi dhe filloi të flirtonte me mua përsëri, duke gënjyer se i ishte prishur telefoni. Unë nuk e besova, por nuk rri dot pa qenë në krahët e tij. Këtë herë bëmë seks në shtëpinë time.

Përsëri pas kësaj më injoroi dhe më bllokoi përsëri nga cdo lloj kontakti. Mendoj se është duke më përdorur, por ende nuk mund të ndaloj duke menduar për të.

Përgjigja e psikologes:

Unë e di se është e vështirë, por ai është duke të të përdorur dhe ty ajo që të duhet quhet vullnet. Ti meriton të jesh e para në jetën e një njeriu, kështu që më mirë përqëndrohu në përmirësimin e jetës sociale.