HISTORIA/ Edhe pse e lidhur, plaku hamshor më tërbonte kur më..

HISTORIA/ Edhe pse e lidhur, plaku hamshor më tërbonte kur më..

885
0

teen-3

Një vajzë i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku ka treguar se është në lidhje me një burrë të martuar, i cili ka një vajzë dhe i cili mban të fshehtë lidhjen me të.

Ajo ka treguar se e ka kolegë pune dhe për të është ndarë nga i dashuri pas 3 vjetësh.

Kjo është letra e saj:

Kam një të dashur të ri dhe seksi me të është i mahnitshëm. Unë jam e ‘çmendur’ pas tij, por ish gruaja dhe vajza e tij nuk e dinë për ne.

Ndoshta vetëm unë po bëhem e çuditshme, por po më mërzit shumë.

Jam 23 vjeç dhe së fundmi po dilja me një djalë të moshës sime.

Ne ishim bashkë për 3 vjet, por unë vendosa që të ndahesha me të, pasi e kuptova se po bija në dashuri me një njeri nga puna.

Ai është 10 vite më i vjetër se unë, por jam fasionuar nga ai që kur e pashë për herë të parë.

Edhe ai ndihej njësoj si unë. Me të vërtetë e dija se ne jemi të destinuar të jemi bashkë, kështu që kisha nevojë të isha e lirë.

I tregova të dashurit se kishim ardhur në fund e më pas përhapa fjalë në zyrë se jam beqare.

Ditën tjetër mashkulli që më pëlqente, më tha: “Çfarë është ajo që dëgjova se ti je ndarë nga i dashuri?”.

“Jeta është e shkurtër të jetosh me personin e gabuar”, i thashë unë.

Ai heshti për pak kohë dhe më pas tha: “Ke të drejtë”.

Një muaj më vonë ne dolëm në një klub.

Ai ishte ngjitur tek unë gjatë tërë natës dhe në fund më pyeti që të shkoj në shtëpinë e tij.

Unë i thashë se gruaja e tij nuk do të donte, por ai tha se nuk ishte me të dhe se kishte një shtëpi të tij.

Natyrisht unë shkova në shtëpinë e tij të re, të vogël.

Ishte një banesë e vogël si studio, që të mund të rrotulloheshe, por seksi ishte si një ëndërr, e gjithçka dukej mirë.

Që nga atëherë ne jemi të pandashëm dhe unë jam tejet e lumtur.

E vemja gjë është se ai më thotë që ta mbaj sekret në punë dhe gruaja e tij nuk bën ta dijë. A jam e çmendur të mendoj për këtë?

Përgjigja e psikologes:

Ky është një sinjal për ty dhe për mua. Sekretet janë çdoherë lajme të këqija.

Ndoshta ai do të jetë me ty për një kohë, por nuk do ta numërojë atë.

A është ai i gatshëm që të divorcohet nga gruaja për ty?

Duket sikur ai po ju mban si një opsion.

Ndoshta ai vetëm do një shkëputje nga rutina. Nëse atij i mungon familja, pastaj ai do të kthehet tek familja e tij, nëse gruaja e tij do të dojë që ta ketë atë.

Ti je fokusuar në një mashkull të martuar dhe këtu është problemi.

Ai nuk mund ta lërë gruan dhe fëmijën dhe të vijë tek ti.

Ata do të jenë pjesë e jetës së tij edhe nëse ai ndahet nga to.

Mendo gjatë për gjithë këtë dhe bisedo me të.

Ti duhet të vendosësh nëse do që ta kesh dikë që do të jetë i lirë.