Historia e “ushtarit” të baronit të drogës Met Kanani, ekzekutuar sot ne...

Historia e “ushtarit” të baronit të drogës Met Kanani, ekzekutuar sot ne Rrëshen (ARRESTIMI 1 vit më parë dhe ATENTATI në maj – FOTO)

976
0

I shpëtoi një atentati me eksploziv në makinë në maj të këtij viti, por duket se dita e sotme ka qenë fatale për 47 vjeçarin Armando Gjini, ekzekutuar në mes të qytetit të Rrëshënit. Një emër jo i panjohur për publikun shqiptar. Në maj të këtij viti, vetëm katër ditë pasi ishte liruar nga burgu, atij i bëhet atentat me bombë, ekskploziv në makinë.

E kishte lënë makinën poshtë shtëpisë dhe do të çonte në shkollë fëmijet. Ka qenë vetë ai që dalloi eksplozivin dhe thirri forcat e policisë. Por sapo forcat xheniere shkuan të çmontojnë bombën, ajo shpërtheu.

 

47 vjecari u arretua në 12 maj 2018 për herë të parë si pjesë e grupit të Met Kananit, i njohur si Baron i Drogës. Operacioni “Precizioni” e vuri atë në pranga me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan tetë tonë drogë.

 

Ushtria e Met Kananit, ky i fundit arestuar në Turqi, shkembente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Operacionet për kapjen e tij dhe ndalimin e drogës janë bërë në Itali, Greqi, Turqi dhe Shqipëri duke kapur dhe drogën me vlerën 10 milionë euro.