Historia / “Bëra seks me një të panjohur, por pasoja më shkatërroi...

Historia / “Bëra seks me një të panjohur, por pasoja më shkatërroi jetën”

457
0

woman-looking-anxious-one-507x338

Një nënë beqare vendosi që për një natë të vetme të dilte dhe të argëtohej por e gjithë kjo iu kthye në një ‘mallkim’.

E divorcuar prej bashkëshortit dhe me dy djem nga martesa me të, ajo tashmë është në pritje të fëmijës së saj me një djalë që e njohu rastësisht dhe nuk e takoi më.

Ja çfarë i ka treguar ajo psikologes së “The Sun”.

Letra e gruas

“E dashur psikologe Deidre..

Unë kam bërë gabimin më të madh në jetë sepse tashmë më duhet të marr në qafë një krijesë të pafajshme.

Unë jam 35 vjeçe, nënë e dy djemve 12 e 10 vjeç dhe prej disa vitesh jam divorcuar nga bashkëshorti im. Një ditë ish-bashkëshorti erdhi në shtëpi dhe mori djemtë që të kalonin një natë nga shtëpia e tij e re dhe unë mbeta vetëm.

Shoqja ime e cila sapo është divorcuar, më mbushi mendjen dhe më tha që të dilnim dhe të argëtoheshim në një klub. Pasi dolëm ne takuam dy meshkuj të cilët ishim jo më shumë se 22 vjeç.

Pas disa gotash përfundova me njërin prej tyre në shtëpinë time duke bërë seks. Por jo vetëm që nuk piva kontraceptivë por nuk e lejova as atë të përdorte masa mbrojtëse dhe vetëm pak ditë më vonë zbulova se isha shtatzënë.

U tmerrova nga ky fakt pasi i kisha humbur totalisht kontaktet me djali. Pasi disa përpjekjesh arrita që ta gjeja në Facebook dhe i shkrova. Kur i dhashë lajmin ai u tmerrua më keq se unë dhe më tha që ta abortoja.

Por për mua aborti është shumë i vështirë pasi e kam bërë edhe një herë më parë dhe jam penduar dhe e kam vuajtur shumë. Nuk di si të veproj!

Ai më tha se nuk mund ta marrë këtë përgjegjësi pasi është në një lidhje dhe madje është në pritje të një fëmije me të dashurën”.

Përgjigjja e psikologes

“Një pakujdesi e jotja të kushtoi shtrenjtë dhe për këtë më vjen shumë keq. Por nëse ti nuk do ta abortosh atë fëmijë duhet të kesh parasysh që askush nuk të detyron dot.

Ai pavarësisht se nuk do ta mbash fëmijën, ka detyrim që të mbajë përgjegjësi edhe pa qenë nevoja të bashkohet me ty”.