HISTORIA/ “Bëra seks me ish-të dashurin por ajo që zbulova ishte e...

HISTORIA/ “Bëra seks me ish-të dashurin por ajo që zbulova ishte e rëndë…”

480
0

01_01172210_85a5c2_2903986a-650x433

Edhe pse kishin 3 vjet që ishin ndarë, pas një takimi të rastësishëm ata përfundojnë sërish në shtrat së bashku.

Djali i tregon vajzës se tashmë ishte vetëm dhe se e kishte marrë malli për të dhe dëshironte që ta nisnin edhe një herë nga fillimi.

Por ajo zbulojë të tjera detaje nga kjo histori që e turbulloi sërish…

Letra e vajzës

“Takova pas tre vitesh ish-të dashurin tim dhe përfunduam duke bërë seks. Ky takim u duk si një dritë jeshile për lidhjen tonë por…jo!

Historia jonë nisi kur unë isha në universitet dhe isha vetëm 19 vjeçe e ndërsa ai ishte 30 vjeç. Miqtë e mi më thoshin që të mos e vazhdoja sepse diferenca e moshës ishte e madhe dhe për më tepër ai kishte një tip fare të papjekur. Dhe këtu qëndronte çelësi… unë isha shumë e pjekur për moshën që kisha ndërsa ai ishte e kundërta e kësaj, e kështu mundohesha që ta balancoja lidhjen.

Por pas një viti lidhje, vendosa që të shkëputem prej tij pasi ai filloj të bëhej shumë xheloz dhe shumë i fiksuar. Nuk dilja dot në një kafe me shoqet pa më dhënë ai leje dhe pa e ditur se ku jam.

Edhe pse u ndamë ai vazhdonte të më shkruante dhe takoheshim herë pas herë dhe flinim bashkë. U shkëputëm pasi unë u lidha me të dashurin tim të ri. Pas kësaj edhe ai u lidh me një tjetër, (unë tani jam 25 vjeçe).

Para disa ditësh porosita për të ngrënë në një restorant ku ai punonte dhe aty u takuam sërish. Ai më pyeti si isha dhe më pas tha se e kishte marrë malli. Pasi e pyeta nëse ishte më në lidhje ai më tha se ishin ndarë.

Më ftoi në darkë për një pije dhe unë shkova…më pas shkuam tek shtëpia e tij dhe nisi të më puthte dhe të më zgjonte kujtimet. Atë natë bëmë seks dhe ishte çdo gjë shumë e bukur.

Ditën tjetër më dërgon një mesazh dhe më thotë që nuk ishte ndarë e se madje do të ikte me pushime me të.

Nuk di çfarë të mendoj…nëse do ta dija që ishte i lidhur nuk do të bëja seks atë natë.

Jam shumë konfuze”.

Përgjigjja e psikologes

“E kuptova! Ai vazhdon të jetë i pamatur dhe nuk është rritur ende.

Vazhdo jetën tënde dhe mos u merr me një njeri i cili është i papërgjegjshëm”.