Histori vere +16 /Bjondja simpatike: Në plazh kam bërë seksin e ëndrrave...

Histori vere +16 /Bjondja simpatike: Në plazh kam bërë seksin e ëndrrave të mia

1524
0

bion

Kjo histori nuk është si gjithë të tjerat, ku askush nuk beson në dashurinë me shikim të parë, apo ato historitë e filmave me Hirushen, ju siguroj që është krejtësisht ndryshe.

Bashkë me dy shoqet e mia, Inën dhe Mirën, vendosëm të kalonim disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, përreth Sarandës, vendin nuk mund t’ua tregoj, është sekreti im.

U nisëm të treja me idenë për të qëndruar disa ditë larg pluhurit dhe zhurmës që ishim mësuar në Tiranë.
Pasi mbërritëm në destinacionin ku ishim nisur, vendosëm që ditën e parë thjeshtë të vizitonim plazhin, dhe të pinim nga një kafe sa për tu qetësuar, pasi ishim vërtetë shumë të lodhura nga rruga e gjatë që kishim bërë.

Kur po dilja nga hoteli, sytë e mi u kryqëzuan me ato të një djali, i cili ishte rreth 30 vjeç, brun me sy kafe. Në pamje të parë nuk është se më tërhoqi shumë, por e gjithë meseleja do të fillonte pak më vonë.

Pasi pimë kafen buzë detit u kthyem sërish në hotel, ku me thënë të drejtën kishte shumë zhurmë, dhe mes zhurmës pashë atë djalin brun me sy kafe, i cili bërtiste më tepër nga të gjithë, dhe e qeshura e tij më tërhoqi vëmendjen.

Ai (për arsye konfidencialiteti nuk dua ti përmend emrin), ishte me pushime bashkë me të fejuarën e tij, dhe mesa dukej në ato momente ishte duke u argëtuar.
Gjithsesi mua pak më interesoi ajo e qeshur, prandaj ju thashë dy shoqeve të mia, Inës dhe Mirës që të hynim në dhomë dhe të qetësoheshim.
Ndërkohë që po vinte mbrëmja, u ngjita mbi tarracën e Hotelit e vetme, pasi dy shoqet e mia nuk kishin ndërmend të më shoqëroni. Kur mbërrita lart pashë atë djalin, i cili ishte vetëm dhe po sodiste detin nga larg, nuk folëm me njëri-tjetrin, thjeshtë shkëmbyem shikimet.
Ndërsa unë isha përhumbur në kaltërsinë e detit, ai më afrohet dhe duke qeshur më thotë: kujdes nga lartësia se të merren mend, dhe unë aty për aty ja kthej: më pëlqejnë rreziqet dhe nuk më frikëson asgjë.

Ai duke qeshur por pak nervoz më thotë: Je e sigurt? Të pëlqen çfarëdolloj rreziku? Po, i them unë, dhe nëse do prova mund ta vërtetoj.

Ai vetëm qeshte pa u ndalur dhe më shihte me një shikim sikur donte të më përpinte (realisht mua më pëlqente ai shikim).
Po ja ktheva unë menjëherë, nëse do prova atëherë më vër në provë.

Ai sërish qeshi dhe më tha: Nëse nuk do të isha i fejuar prova e parë që do të doja të kaloja me ty do të ishte ajo në shtrat, ku ne të dy të sfidonim njëri-tjetrin.

Çfarë? I thashë unë menjëherë, duke menduar se si ai do të tërhiqej. Por jo ai vazhdoi me të tijën, duke më sfiduar më tej, nëse do të isha beqar gjithmonë, një femër si ty nuk do e lija të më ikte nga duart, ndërsa unë arrita të ndieja frymëmarrjen e tij mbi fytyrën time.
Nuk ndenja më gjatë por u largove, ndërkohë që në mendje më kishin mbetur ende fjalët e tij: do të sfidoja në shtrat.
Të nesërmen në mëngjes, bashkë me shoqet e mia po bëheshin gati për plazh, ndërkohë që dëgjoj sërish zërin e atij, i cili qeshte gjatë gjithë kohës, nuk durova më dhe dola në korridor dhe i them: Ti vetëm të qeshësh di, ai duke më parë sërish dhe qeshte vazhdimisht më thotë: Di dhe gjëra të tjera, nëse do mund të ti tregoj.

Ndërsa ditët kalonin, unë dhe ai ishim afruar shumë, por gjithmonë pa i rënë në sy askujt, një natë kur sërish të dy u gjendëm në tarracën e Hotelit, ai u afrua dhe më puthi, duke më thënë: Dua të jesh gjithmonë e imja. Nuk durova shumë dhe unë ja ktheva puthjen me të njëjtin pasion.
Ndërkohë ai më ndërpreu, dhe pasi doli 5 minuta jashtë, më ftoi në një dhomë ku nuk ishte askush, dhe aty kaluam disa momente shumë pasiononte me njëri-tjetrin, momente që unë nuk kam për ti harruar kurrë.

Çfarë mund të them më tepër, unë dhe ai jemi bashkë sot, por vetëm në momente të caktuara, pasi ai është i fejuar dhe unë tashmë jam në një lidhje.
E di që kjo historia ime mund tu krijojë idenë se unë jam një femër e përdalë, por ju them vetëm një gjë, që dashuria dhe pasioni vijnë nganjëherë në momentin e gabuar. Ju lutem më ndihmoni se si duhet të veproj.