Helmohen 12 pushues nga Kosova në Shëngjin, shkak dezinfektimi nga mushkonjat

12 pushues në një hotel në Shëngjin kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas AKU në Lezhë nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por ndërkohe mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia  prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta që ndikimi të jetë më i madh. Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në një hotel në qendër të Shëngjinit. Aktualisht po kryehen verifikimet për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *