Në orën 7:00 janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit në të gjithë vendin. Sot zhvillohen votime, jo zgjedhje, pasi shqiptarët nuk kanë alternativa zgjedhjeje.
Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë. Ata do të vendosin shenjën e tyre në dy fletë votimi: për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive, si dhe parlamentet lokale, pra këshillat bashkiakë.
Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 36 parti. Ato janë të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban dhe 19 parti të tjera, Koalicioni Shpresa për Ndryshim me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa 9 parti garojnë jashtë koalicioneve.