Habit tregtarja e trendafilave: Taksa dhe kontrolle të ketë. Ne dhe të...

Habit tregtarja e trendafilave: Taksa dhe kontrolle të ketë. Ne dhe të na i falësh nuk kënaqemi zoti Kryeministër!

421
0

Kryeministri Edi Rama pati një diskutim aspak të lehtë sot me biznesin e vogël, ku të shumtë ishin ata që u ankuan për TVSH-në dhe taksat e bashkisë. Po kaq kritika kishte edhe për kontrollet e shtuara të tatimorëve. Por mes biznesmenëve të vegjël, ishte edhe një zonjë që nuk e kishte aspak problem vendosjen e TVSH-së dhe aq më pak kontrollet arbitrate. Ajo nuk hezitoi të përqeshte edhe Lulzim Bashën për lapsusin në parlament “7*7 bëjnë 49” që e përmend shpesh me ironi kryeministri Rama. Tregtarja la pa gojë jo vetëm të pranishmit por edhe ne që e dëgjojmë përmes ERTV kur tha se “edhe po të na i falësh të gjitha taksat ne nuk kënaqemi z. Kryeministër”.

Pjesë nga diskutimi i tregtares se trendafilave ne takim me kryeministrin

 

“Sikur ju kryeministër të na i falësh taksat ne prapë nuk kënaqemi. Të flasim hapur të na mbani dhe t’ju mbajmë. Në drejtim të taksave unë nuk shoh rritje. Në drejtim të bashkisë shoh rritje. Ne (biznesi) u mësuam keq, dhe zor të na fusësh në brazdë.

 

Të rishikohen me qetësi… se mund ta bëjnë si ai miku 7*7 bëjnë 49. Kontrollet të vijnë se do luftojnë konkurencen e pandershme. Më këput në mes mua ai që shet në rrugë. Unë shes ule ore… 180 lek fitoj nga një trandafil. Kur më dalin ata në rrugë….dhe të mos ketë kontroll? Të luftojë konkurecën e pandershme! Ai (shitësi ambulant) më la aq vite fukarata. Më këputi në mes. Zotëri! Unë aq bëra dy fëmijë. Unë ç’të bëj. Po luftuam njëri-tjetrin s’bëhet. Bashkia punoi bëri lulishtje, por ama dhe për ne të kujdeset se jemi si fëmija. Ti gjykojmë gjërat pa smirë.. pa gjë….