Grupi negociator, Bushati: Nuk është normale diskutimi i emrave në publik, i...

Grupi negociator, Bushati: Nuk është normale diskutimi i emrave në publik, i intimidojmë

399
0

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha në komisionin e Jashtëm parlamentar se grupi negociator nuk diskutohet në publik dhe se deklarat për emra monimale i intimidojnë dhe demotivojnë ata. “E ka bërë publik faktin që për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat shtetërore përkatëse, po ju them para se të procedonim për këta emra ne kemi bërë verifikimin tonë. Institucionet do të përgjigjen për këtë çështje por nuk është absolutisht normale për një shtet që të diskutojë emrat në publik dhe të fillojë linçimi i tyre. Përgjegjësia për këtë proces, është përgjegjësi politike. Kush ka vërejtje për emra individualë i drejtohet instancave shtetërore. Ndërsa këtu, nuk është në tagrin e Parlamentit, nuk është Parlamenti as SHISH, as DSIK, as SHIU. Kush ka interes për të ditur historikun e x e y le ti drejtohet mbi bazën e rregullave instancave përkatëse. E para tentojmë ti intimidojmë dhe demotivojmë, e dyta japin sinjal të keq dhe fqinjëve që duam të negociojmë një marrëveshje të re”, tha Bushati.