Greg Rama flet hapur për moderatoren Xhesika Muçaj: E kam thjesht shoqe, është fat ta njohësh

Djali i kryeministrit Edi Rama ka folur së fundmi pas lajmeve të publikuara në portale, pas një fotoje që moderatorja publikoi në rrjetet sociale ku shihej krah Gregut. Në një intervistë për “Euronews”, teksa për ekspozitën e tij të fundit “Ex Nihilo”, djali i numrit një të qeverisë sqaroi edhe të gjitha mediat që aluduan për një lidhje mes tij dhe Xhesit. Gregu u shpreh se është mësuar me komente të shumta dhe të paimagjinueshme, por që moderatoren e ka thjesht mikeshë shumë të mirë. Rama shtoi se i ka ardhur shumë mirë që ka qenë Xhesika që u përball me këto lajme pasi e ka mirëkuptuar, gjë që ndoshta dikush tjetër nuk do ta bënte.

 

“Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër. Mund të ishte, nuk e di, dikush që nuk do e përjetonte aspak mirë një koment të tillë. Njëkohësisht titulli, një lajm që harroi ngjarjen e tërmetit, harroi Kristin dhe gjeti këtë tjetrën, këto janë për mua shumë abuzive, shumë të ftohta dhe për më tepër të pa drejta sepse nuk është fare kështu. Nuk mund të jetë kështu. Më vjen keq jo vetëm për veten, sepse unë tani jam mësuar me lloj-lloj situatash, me lloj lloj komentesh dhe fantazish nga më të paimagjinueshme, por më vjen keq më shumë për të afërmit e saj, që vazhdojnë jetojnë sot e kësaj dite. Për ata nuk është e lehtë, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Unë e di këtë. Nuk mund të komentohen këto gjëra kështu. Fare mirë dikush mund të vijë edhe të thotë: “Shiko ata kanë bërë diçka të padrejtë, të takon ty që t’i hedhësh në gjyq, që të vihet drejtësia në vend”, por nuk vihet drejtësia në vend duke u marrë edhe duke u përpjekur t’i mbushësh mendjen: “Shiko se kjo është e gabuar”, sepse edhe nëse vjen një moment që ata do ta kuptojnë që “Kjo është gabim, kjo është abuzive, kjo është e padrejtë”, fakti tragjik është që ata që ikën nuk i kthejmë dot më,”- tha Greg Rama ndër të tjera.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *