Grabitja në Rinas, arrestohen dy persona të dyshuar (EMRI-FOTO)

Grabitja në Rinas, arrestohen dy persona të dyshuar (EMRI-FOTO)

526
0

Dy persona janë arrestuar nga policia në qytetin e Elbasanit, të cilët dyshohen se janë pjesë e grabitjes së rreth 7 milion eurove në aeroportin e Rinasit.

 

Aksioni është kryer mëngjesin e sotëm në lagjen “28 Nëntori” ku është arrestuar Klement Cala, ndërsa personi tjetër është arrestuar në periferi të qytetit. Ata janë të moshës 28 dhe 29 vjeç.

 

Paraprakisht ata dyshohet se kanë kryer modifikimin e furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” në një servis në Elbasan, që është në pronësi të Klement Calës. Furgoni ishte modifikuar edhe me hekura shtesë në pjesën e shasisë.

 

Kujtojmë se emri i Calës ka qarkulluar disa ditë më parë në media, si një prej personave që ishte pjesë e grabitjes. Të dy të arrestuarit kanë lidhje me persona të tjerë me precedentë kriminalë si dhe kanë të shkuar kriminale.

 

Klement Cala është i dyshuar se ka bashkëpunuar me Admir Muratajn në grabitjen e vitit 2015 në Qafë Kashar. Me Muratajn, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit pak javë më parë, Cala njihet prej vitit 2013 kur janë arratisur së bashku nga një burg grek.