Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, ka bërë me die se në mbledhjen e qeverisë është miratuar bonusi i pranverës për pensionistët si dhe projektligji “PAKETA E MALEVE”. “Miratuam sot bonusin e pranverës. Bonusi i ri do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lejkë për pensionistët me pension bazë më pak se 20 mijë lekë në muaj, bonusin prej 5 mijë lekësh e përfitojnë ata me pension pleqërie më të lartë. Rikonfirmimin i angazhimit që hapësirat e krijuara nga rritja ekonomike të konkludojë në përfitime për qytetarët. Miratuam sot edhe projektligjin “Paketa e maleve” që është një nismë për ekonominë e maleve, projektligj i cili nxit dhe sjell një qasje alternative për të ofruar lehtësi dhe ndihmuar që ekonomia malore e cila në vitet e fundit ka ngelur pas asaj të zonave urbane dhe bregdetare, ta nxisim e shohim me përparësi”, tha ai. Gjithashtu, Gonxhja zbuloi se bonusin e fundvitit për pensionistët e kanë marrë deri tani 597 578 pensionistë. “Ky ishte bonusi me vlerën më të lartë i dhënë ndonjëherë nga qeveria shqiptare”, tha ministri. Ministri e cilësoi këtë hap, si një tjetër rikonfirmim të angazhimit të qeverisë, që të bëj të mundur që të ardhurat e siguruara nga rritja ekonomike 2024 të mund ta shpërndajë tek të gjithë, përfshirë kategorinë e pensionistëve që kanë një të ardhur mujore të ulët që vjen nga një tranzicion politik dhe skemë pensionesh që ndër vite nuk ka arritur që t’i japë një pension dinjitoz një pjese të konsiderueshme të pensionistëve.