‘Gjyshja ndezi sobën dhe doli jashtë’/ E gjetën të djegur në barakë,...

‘Gjyshja ndezi sobën dhe doli jashtë’/ E gjetën të djegur në barakë, flasin familjarët e 13 vjeçares në Shkodër

445
0

Zbardhet dëshmia e familjarëve të 13 vjeçares që ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e sotëm në lagjen ku banon komuniteti rom në qytetin e Shkodrës.

 

Familjarët e 13 vjeçares shprehen se zjarri dyshohet se ka ranë nga soba me dru. Gjyshja e të miturës ka ndezur sobën dhe më pas ka dalë jashtë.

 

Vetëm pasi kanë vene re mungesën e vajzës, familjarët kanë nisur kërkimet dhe pastaj e kanë gjetur në një prej barakave.

 

Sakaq, bëhet me dije se familjarët e kanë gjetur vajzën e djegur me inciale Gj.D,  në një prej barakave të familjes Dashi.

 

Ajo ka qenë në gjumë në momentin, që ka rënë zjarri dhe nxjerrja e saj ka qenë e pamundur. Sipas familjarëve viktima kishte probleme mendore.

 

 

Ndërkohët flakët janë përhapur në pak minuta duke përfshirë disa baraka, në të cilat strehoheshin disa familje rome.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.