Gerta Meta: Partitë të garojnë në mënyrë të ndershme dhe demokratike! ...

Gerta Meta: Partitë të garojnë në mënyrë të ndershme dhe demokratike! “Prokuroria duhet të hetojë çdo indicie për prekjen e votës”

600
0

Drejtuesja ekzekutive e  Shoqatës për Kulturë Demokratike Gerta Meta tha sot në takimin e zhvilluar sot online mes Presidentit Meta dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, se Prokuroria duhet të hetojë çdo indicie për prekjen e votës.

“Mbështesim angazhimin dhe thirrjet e Presidentit të Republikës drejtuar partive politike që të mos e atakojnë procesin zgjedhor dhe të mos sillen si gjyqtarë. KQZ duhet të përmbushë detyrimet ligjore larg presionit të politikës.

 

Prokuroria duhet të hetojë çdo indicie për prekjen e votës. Policia duhet të veprojë ndaj çdo tentative për korrupsion zgjedhor. Partitë duhet të lejohen të garojnë në mënyrë të ndershme dhe demokratike, mbështetur mbi programe politike, që për fat të keq nuk po i shohim.” u shpreh ajo.