Gazetari i vjetër i sportit thumbon Shakohoxhën: Komentatorët sot? Njoh vetem njërin...

Gazetari i vjetër i sportit thumbon Shakohoxhën: Komentatorët sot? Njoh vetem njërin që bërtet kot

532
0

Shqarri ka hedhur dhe thumba kundrejt Dritan Shakohoxhës, por jo duke e përmendur me emër.

TIRANË- Ahmet Shqarri, një nga gazetarët më të vjetër sportiv në vend dhe një nga komentatorët më të spikatur ka shprehur shqetësimin për gazetarin që zhvillihet sot.

Në një intervistë për Vizioni i Pasditës, Shqarri ka hedhur dhe thumba kundrejt Dritan Shakohoxhës, por jo duke e përmendur me emër.

I pyetur nëse ai i njeh komenatorët e futbollit sot, Shqarri u përgjigj: “Jo nuk i njoh, njoh njërin që bërtet kot. Nuk kam një emër, pse të them më vjen keq. Unë isha i vetmi në kohën time, por sot rrezik që nuk ka as fakultete dhe mund të jenë me diploma false”, u shpreh Shqarri.

Më tej ai tha se shumë vazja në ekrane ku tranmetohet sport janë për të tërhequr vëmendjen. “Një mund ta marrësh se ka dhe Italia, por këto këtu janë anonime”, përfundoi Ahmet Shqarri.