Gazetari futet në mafien shqiptare, sa e lehtë të ndryshosh identitetin

Gazetari futet në mafien shqiptare, sa e lehtë të ndryshosh identitetin

432
0

David Beriain, është një gazetar spanjoll, i cili ka investiguar në trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore në botë. Një nga punët e tij investigative është fokusimi në mafien shqiptare, e cila zë një vend të rëndësishëm në median e huaj. Berain i cili është infiltruar brenda mafias, pritet të sjellë më 21 nëntor një sërë dokumentarësh që lidhen me botën e errët të krimit. Gazetari spanjoll ka njoftuar në spotin e dokumentarit se mafia shqiptare udhëhiqet nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes. Ai ka treguar po kështu së në Shqipëri është shumë e lehtë të ndryshosh identitetin duke e dëshmuar këtë me zë dhe figurë. Po çfarë ka thënë Beriain: Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.”