Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës Shqiptare të...

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit

408
0

 Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Miço Papadhopulli.

Legjenda e klubit të Partizanit, u largua nga kjo jetë në moshën 86 vjeçare. Papadhopulli njihet për angazhimet e tij në të mirë të sportit dhe veçanërisht futbollit shqiptar.

Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mire të historisë së 15-të here kampionëve të vendit dhe futbollit shqiptar. Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë 1975,1958,1959,1961,1963,1964. Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopulli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit. Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe Papadhopulli fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963).

Papadhopulli ka mbajtur edhe disa poste pranë FSHF-së. Ai ka qenë president prej vitit 1997-2002 dhe më vonë ishte president nderi i Federatës Shqiptare të Futbollit.