Furnizimi me energji elektrike, OSSH: Situata e përmirësuar në 80% të vendit, problem mbetet vetëm këto 2 qytete

Njoftim i Plotë nga Operatori Sistemit të Shpërndarjes:

 

OSSH: Përmirësohet situata në 80% të vendit, problem Dibra dhe Vlora

 

Moti i keq, shoqeruar me reshje shiu, sturi ere dhe debore, ka sjelle pasoja ne rrjetin elektrik, sidomos gjate nates, duke u gdhire dita e sotme.

Probleme jane shfaqur ne zonat rurale, te cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatesi dhjeta km.

Afro 95 e defekteve jane shfaqur ne fshatra, zona te thella, ku me renien e debores dhe shpejtesine e eres deri ne 150 km, kane sjelle defekte ne linjat te tensionit te mesem dhe te ulet.

Nga raportimi i ores 12:00 rezulton se kemi permiresim ne te gjitha rajonet e vendit, ne masen 80% dhe rikuperim te defekteve brenda 2 oresh me normalizmin e motit.

Problem mbeten rajoni i Dibres ku ne disa zona debora arrin 60 cm dhe ne Vlore prej stuhise me ere te forte, etj.

Brigadat e OSSH ndodhen ne gatishmeri te plote prej me shume se 3 ditesh, dhe puna eshte organizuar duke perforcuar zonat e caktuara me stafe shtese dhe baze materiale.

Author: vizional