Fundi i një përralle, Angelina Jolie i kërkon divorcin Brad Pitt

Fundi i një përralle, Angelina Jolie i kërkon divorcin Brad Pitt

444
0

angelina-jolie-brad-pitt_0-640x461Pas zërave për një tradhti me Marion Cotillard, duket se martesa mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt mori fund. Angelina Jolie i ka kërkuar divorcin Brad Pitt. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve rozë “TMZ”, e cila shkruan se aktorja ka cituar si shkak “mospërputhje karakteresh”.

Dy yjet e kinemasë, të konsideruar si një nga çiftet më ta pandashëm të Hollivudit, u martuan në 2014, por së bashku ishin që prej vitit 2004. Çifti ka 6 fëmijë. Agjencia e internetit shkruan gjithashtu se aktorja ka kërkuar edhe kujdestarinë e fëmijëve dhe i kërkoi gjykatësit që t’i japë Brad Pitt të drejtën që ai t’i vizitojë.

Por thekson se ajo nuk do që Bread të ketë kujdestari të përbashkët fizike, por vetëm ligjore. Burime pranë çiftit kanë thënë për TMZ, se vendimi i Angelina ka të bëjë me paaftësinë prindërore të Pitt… është shumë e shqetësuar nga metodat e tija.

Sipas TMZ-, mes tyre hyri një person i tretë. Në vigjilje të martesës së tyre, u fol se çifti kishte bërë një marrëveshje në rast se ata do të ndaheshin. Paratë e fituara gjatë martesës së tyre, do të liheshin menjë anë dhe do të ndaheshin në 6 pjesë të barabarta për 6 fëmijët e çiftit. Por vetëm kaq. Duket se cifti parashikonte edhe rastet e tradhtisë. Pitt do të humbte kujdestarinë e fëmijëve.