Fshihnin të ardhurat dhe punonin pa licensë, në pranga 5 kambistë...

Fshihnin të ardhurat dhe punonin pa licensë, në pranga 5 kambistë në shkodër

472
0

 

 

Policia ka arrestuar pesë persona në Shkodër, pas operacionit te koduar “Kambistët”, në kuadër të planit të posaçëm kundër informalitetit. Në pranga rane 5 kambistë, 2 të tjerë u proceduan penalisht.

 

NJoftimii  policisë:

“Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, mbas hetimeve me metoda speciale, për veprat penale ”Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehja e të ardhurave”, finalizuan operacionin “Kambistët”.

Në kaudër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. D., 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
  2. Q., 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
  3. G., 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
  4. B., 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

M.B., 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit P. M. dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundrërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.