Fshati i humbur ‘del’ nga liqeni në Itali, publikohen pamjet mahnitëse (FOTO)

Punimet në një liqen të Italisë, kanë nxjerrë në pah mbetjet e një fshati, i cili ishte zhytur prej dekadash nën ujë.

Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për kullën e kishës që del mbi ujërat e kristalta.

foto galeri

Madje, panorama e krijuar, ka shërbyer si subjekt i një libri dhe një serie filmimi në Netflix.

Në fotografitë e publikuara së fundmi nga mediat, shihen bodrume, mure e rrënoje të tjera nga ish-fshati.

Mediat shkruajnë se fshati ka qenë ekzistues në atë vend deri në vitin 1950 dhe në të ndodheshin më shumë se 160 shtëpi, por sipas tyre, autoritetet asokohe vendosën që të hapnin një digë të re, e të bashkonin dy liqene së bashku.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *