Freskida Miloti: Suksesi i emisionit ‘Diagnozë me mjekë, personazhe të famshëm dhe...

Freskida Miloti: Suksesi i emisionit ‘Diagnozë me mjekë, personazhe të famshëm dhe politikanë

1502
0

E bukur e ëmbël, e dashur, intelegjente, e zgjuar me një bukuri që zoti ja ka dhënë me nje buzeqeshje të ngohtë me sy bojeqell që i rezatojnë vetëm mirësi, elegante , por mbi të gjitjha e talentuar është moderatorja e njohur Freskida Miloti. Në një intervistë për portalin “vizion.com.al” Freskida flet për rrugetimin e saj të gjatë në gazetari , për emisionin Diagnoza, por sigurisht që nuk i shpëton dot pyetjes për jetën private . Freskida përgjigjet me shumë dashuri dhe sinqeritet, ajo na tregon dhe lidhjen që ka me ekranin dhe Farmaceotikën . Ajo e quan sukses emisionin ‘Diagnozë’ me mjekë, personazhe të famshëm dhe politikanë.

 

Përshëndetje Freskida një emër i veçantë, si do donit ta filloni këtë intervistë ?

 

Ju falenderoj që më dhatë mundësinë për t’u shprehur. Zakonisht në punë time të përditshme, drejtoj unë pyetje, por është kënaqësi që në rastin konkret jam në pozicionin tjetër.

Si ka nisur rrugëtimi juaj si gazetare?

Rrugëtimi im në fushën e gazetarisë ka nisur me shumë pasion dhe sakrificë gjithashtu, sepse unë isha afërsisht 17 vjeçe dhe normalisht ndiqja edhe shkollën. Përgjatë të gjitha viteve të shkollimit dhe kualifikimeve të mia, asnjëherë nuk jam larguar nga media. Kam nisur në Radio Shkodra. Në atë kohë nuk kishte radio private në qytetin tim dhe 2 ishin në kryeqytet. Shumë shpejt puna ime u zhvendos në Tiranë, në radio private dhe më pas 11 vite në Radio Tirana. Paralelisht botoja intervista, artikuj në revista dhe gazeta të ndryshme. E quaj veten me fat që shumë vite të jetës sime i kam kaluar në radio. Gjithçka ishte në simbioz. Radioja të jep emocione të jashtëzakonshme, të papërshkrueshme, por edhe duhet punuar shumë. Unë asnjëherë nuk i kam numëruar orët e punës në radio. Kam realizuar emisione, lajme, reportazhe, kronika politike, sociale, kulturore…lidhje direkte. Të gjitha këto me shumë përkushtim dhe profesionalizmin e duhur.

Ti për shumë vite ke punuar në radio ku ndryshon nga televizioni?

Ndryshojnë në shumë dimensione, por po përmend një aspekt, atë të impaktit te publiku. Për një kohë të shkurtër televizioni të bën person publik dhe natyrisht që duhet të punosh shumë që të bëhesh figurë e dashur dhe e respektuar. Në radio njohin zërin, emrin, punën pasionante. Radioja ka fuqinë e fjalës, vërtetësinë e saj, bukurinë, kakarkteristikën dhe intonacionin e zërit, origjinalitetin, logjikën e padiskutueshme në përcjelljen radiofonike, zhdërvjelltësinë, shpeshherë lakonizmin, informacionin e përshtatshëm për transmetim valësh radiofonike etj. Televizioni sigurisht që i kërkon të gjitha këto për të qenë profesionist, por luan rol të rëndësishëm imazhi. Televizioni kërkon më tepër kohë. Por secila ka bukurinë e vet, mund të them se tashmë për mua edhe puna në televizion është bërë shumë e dashur, pasi gjithçka që bëj e realizoj me shumë dashuri dhe seriozitet.

 

Të mungon Radioja?

Po, shuuumë, përderisa kam punuar afërsisht 15 vite….më është bërë si oksigjeni…domosdoshmëri.

 Pra do të doje t’i riktheheshe?

Menjëherë. Emocionin që ta jep radioja, nuk mund ta dhurojë asgjë tjetër. Por puna radio-televizive më bën të ndihem e plotësuar.

Prej disa muajsh te shikojmë në ekranin e Ora Neës me emision ‘Diagnozë’, një emision që ka të bëj me diagnozën e çdo kujt prej nesh apo… ?

Emisioni ‘Diagnozë’, ka karakter mjekësor dhe transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në TV Ora News. Të gjithë mund të gjejnë veten aty. Shëndeti na përket të gjithëve dhe mund të informohen për problematika të ndryshme shëndetësore, duke i ndërgjegjësuar për të parandaluar dhe pse jo, për të treguar se shpëtohen jetë. Më mirë të parandalosh sesa të kurosh. Unë jam autore dhe moderatore e këtij emisioni që është bërë shumë i dashur për publikun. Ditën e transmetimit të këtij emisioni, mua më duket si ditëlindje, ditë feste, pasi marr shumë urime dhe kjo më motivon për të punuar dhe për të dhënë më të mirën e njëkohësisht për të qenë falënderuese ndaj tyre që më ndjekin..

 

Çfarë përmban ‘Diagnoza’?

Në minutazhin e rezervuar për kujdesin shëndetësor ka të ftuar mjekë specialist, mjekë stomatolog, farmacist etj, të cilët i japin përgjigje shumë pyetjeve, diagnostikimet, arritjet më të fundit në fushën e mjekësisë, mesazhe sensibilizuese, këshilla praktike etj. Bëhen pjesë e këtij emisioni personazhe publike me një intervistë ndryshe dhe me surpriza. ‘Diagnozë’ emisioni dedikuar shëndetit, përcjellë kulturë mjekësore dhe ju prezanton shikuesve një fundjavë të këndshme televizive.

Gjatë emisioni ‘Diagnozë’ ka dhe një rubrike ‘Impakt shëndet’ çfarë risie sjellë …?

Emisioni ‘Diagnozë’ transmetohet në fundjavë dhe mendova për ta bërë sa më të larmishëm, gjithëpërfshirës dhe tërheqës. Siç citova më lart që shëndeti na përket të gjithëve dhe përveç informacionit mjekësor që transmetojmë, sjellim në vëmendje edhe personazh publikë. Të gjithë personazhet publik, që kanë një impakt te shikuesit, flasin për jetën e tyre artistike, politike etj dhe ndajnë me ne, disa prej tyre, edhe përvoja interesante mbi shëndetin. Përcjellin mesazhe ndërgjegjësuese për të patur kujdes me shëndetin tonë. Disa prej personave publikë që janë bërë pjesë e emisionit, i kanë realizuar edhe surpriza shumë të bukura bluzave të bardha, pra mjekëve, fëmijëve etj. Në këtë rubrikë janë bërë pjesë edhe pacientë duke ndarë me shikuesit historinë personale. Ky është një emision me shumë risi. Do keni përsëri mundësi të shikoni gjëra të bukura dhe me shumë vlerë.

 

Cilët nga personazhet që ke intervistuar të ka lënë më shumë mbresa?

 

Janë shumë, realisht shumë. I falenderoj nga zemra që janë bërë pjesë e këtij emisioni, pa hezitim dhe me shumë respekt. Të gjithë mjekët, të cilët janë ndër më të mirët dhe përcjellin profesionalizmin e tyre. Rosela Gjylbegu, Xhieldo Hyseni, Zv/Kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi, Merita Halili, Raif Hyseni, Bujar Qamili, Maya, Shegushe Bebeti, Julian Deda, Neritan Liçaj, Mariza Ikonomi, Bojken Lako, Luiz Ejlli, Mateos Frroku, Rezarta Smaja, Adriatike Lami, Anila Kalleshi, Anxhela Peza etj. Freskida mes televizionit dhe profesionit të farmacistes a ka diçka që t’i i lidh me njëra-tjetrën? I lidh pikërisht emisioni ‘Diagnozë’. Për të bërë një emision të tillë duhet patjetër të jesh njohëse e fushës. Duke qenëse i përkas edhe fushës së farmaceutikës dhe medias, pikën lidhëse e bëra në këtë emision.

Freskida koha jote për punën dhe familjen?

Familja është e para, e dyta, e treta…dhe pastaj vijnë të tjerat. hahaha. Pra është gjithçka për mua dhe në fron, të mirat rrjedhin nga një familje e shëndoshë dhe në harmoni. Është pak e mundimshme për të ruajtur një balancë të mirë kohe, megjithatë gjithçka arrihet. Cila është ngjyra jote e preferua? Ngjyra blu. Jo rastësisht… Sipas disa studimeve kur njeriu shikon ngjyrën blu, kjo e bën trupin të prodhojë kimikate të cilat janë qetësuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha nuancat e blusë. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund të dërgojnë mesazhin e ftohtësisë.

Çfarë nuk mungon asnjëherë në çantën e Freskidës?

Hahaha. Si çdo çantë femre, që nuk lëmë gjë pa futur. Kryesoret gjithmonë i mbaj në çantë, por po veçoj diçka, është një kuti e vogël emergjence me disa ilaçe të ndihmës së shpejtë, si p.sh. kundër alergjive, dhimbje koke etj. Jo për vete sa për të tjerët, pasi shumë prej miqve më drejtohen mua si farmaciste në momente të caktuara.

Të shqetësojnë thashethemet?

Po, gjithmonë. I mbaj larg njerëzit që pëlqejnë thashethemet.

Atlete apo taka?

Hahaha i përdor të dyja. Janë të pashmangshme për punën time dhe stilin e jetesës.