Rama MacronPresidenti i Francës, Emanuel Macron tha se e ka të vështirë t’ua shpjegojë qytetarëve francez nëse do të merrte një vendim për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas Macron Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurte, por sipas tij ka një problem të theksuar me azilkërkuesit. Sipas tij, nëse do të hapeshin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, qytetarët francez nuk do të arrinin ta kuptonin këtë qëndrim.
“Pikë së pari për Shqipërinë, eshët e vështirë t’i shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociata Shqipërisë.
Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë. Kemi probleme me numrin e e azilkërkuesve. Nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por ka disa vende që kanë një problem të tillë, janë probleme që duhen rregulluar. Ka disa kushte që nuk plotësohen. Duhet gjetur zgjidhja e duhur që është e lidhur me principet tona. Kjo është një çështje për Shqipërinë dhe duhet zgjidhur, por nuk është kjo arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës.
Nuk ka qenë e lehtë për të gjetur një marrëveshje me Britaninë, po përpiqem të bëj atë që është diçka e mirë. Sa i përket zgjerimit, dëgjova kolegët e mi dje, diskutuam shumë, kam bërë thirrje për koherencë, nëse nuk ka funksionuar ashtu siç duhet më parë, si mund të funksione më tej? Duhet patjetër të fillojmë me reformimin për t’i hapur dyert vendeve të tjera. Duhet ët ketë një koordinim. Nuk është momenti i duhur për zgjerim të mëtejshëm, duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballemi”, tha Macron.
Presidenti francez tha se Rama dhe Zaev e kanë bërë punën e tyre, por ai shtoi se nuk ka vend të gënjejmë veten dhe se BE sipas tij ka nevojë për të bërë progres në vendet e tyre.
Macron tha se nuk duhet të gabojmë në këtë moment me hapjen e negociatave.
“Na duhet më shumë fuqi, koherencë, solidaritet, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel. Na duhet një reformim, duhet të reformojmë procesin në mënyrë që të ketë dallime me atë që ishte më përpara. Ka patur disa vende në fakt, jo pak, por disa që ishin kundër hapjes së negociatave. Janë vënë në pah përpjekjet e dy vendeve, Rama dhe Zaev kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres për proceset tona dhe më pas të vazhdojmë me të tjerat. Le të mos gabojmë, në momentin që hapen negociata ka edhe disa çështje të tjera më pas që duhen plotësuar. Duhet të koordinojmë përpjekjet tona në mënyrë që t’i ndihmojmë popujt e këtyre dy vendeve pasi nuk është thjesht çështja e hapjes së negociatave”, tha Macron. /PANORAMA.al