FOTOT/ “Është gjysma ime”- Delinda Disha përfshin burrin në stafin e ri:...

FOTOT/ “Është gjysma ime”- Delinda Disha përfshin burrin në stafin e ri: Nuk është aktor, ai më kritikon dhe…

532
0

Pak kohë më parë u zbulua se së shpejti programi “Klanifornia” fillon transmetimin, me pjesëmarrjen e shumë artistëve të njohur. Pasi u publikua spoti promocional i emisionit, pritshmëritë e publikut u rritën akoma më shumë.

 

Programi filloi transmetimin këtë të shtunë, në televizionin “Klan”. Aktorja e njohur, Delinda Disha, ka zbuluar pak nga pamjet e skenës së re me anë të disa publikimeve në “Instagram”. Nga fotot e shpërndara duket se skena është gati për t’iu përshtatur roleve të ndryshme. Me sa duket, organizimi për spektaklin e së shtunës është drejt fundit.

 

 

Ajo që bie në sy nga fotot është aktorja që la “Portokallinë” për këtë spektakël të ri, Delinda Disha. Ajo për sezone me radhë ra shumë në sy me rolet e saj në “Portokalli”. Aktorja e talentuar Delinda Disha e konfirmoi pak kohë më parë që do të largohej nga spektakli i humorit për t’u bashkuar në një tjetër show humoristik, ‘Klanifornia’, i cili do të transmetohet çdo të shtunë. Aktorja ka bërë pjesë të spektaklit edhe bashkëshortin e saj skenograf, Eldo Dishën.

 

 

Këto lajme janë konfirmuar nga vetë Delinda në një postim në “Instagram”. Eldo nuk është aktor, por kostumograf dhe do të bashkëpunojë me ‘Klanifornia’ pikërisht në këtë pozicion. “Shihemi në ‘Klanifornia’. Super kostume”, shkruan aktorja në foto. Po çfarë ka rrëfyer Delinda Disha për bashkëshortin e saj artist: “Eldo është gjysma ime. Në çdo krijim timin më qëndron afër, më sugjeron, më kritikon”, citohet të jetë shprehur ajo në intervistën e fundit për “Panorama Plus”.

delina-disha1