FOTOLAJM/ Policët e ‘fshehtë’ fotografuan turmën nga maja e Xhamisë. Shehu: Institucionet...

FOTOLAJM/ Policët e ‘fshehtë’ fotografuan turmën nga maja e Xhamisë. Shehu: Institucionet e kultit janë të paprekshme

381
0

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar disa fotografi të efektivëve të policisë të cilit ishin fshehur në minaren e Xhamisë së Madhe, dhe ku shkrepën pozat e protestuesve të opozitës. Shehu shkruan se ndryshe nga herët e tjera nuk u panë në këtë institucion kulti një grup i tërë policës, por sërish kanë qenë ata që ai i quan “hijet e errëta”.

 

Postimi i Shehut:

 

Ç’faqja edhe gjate protestës se djeshme ne Minaren e Xhamisë e “hijeve te errëta”, me instrumente se paku vëzhgimi, kërkon një sqarim publik. Vërtet ketë here nuk u panë përsëri grupe te tera te forcave te rendit mbi Xhami me pajisje speciale, por përsëri…. Institucionet e kultit janë te pa prekshme e shume te respektuara, edhe prej pozicionit te tyre mbi te gjithë. Kjo nuk duhet cenuar ne asnjë mënyre. Përgjegjësit duhet te reagojnë!