FOTO/ Shkruajtën “Edi Rama” mbi kontenierët e plehrave, policia ndalon 2 të...

FOTO/ Shkruajtën “Edi Rama” mbi kontenierët e plehrave, policia ndalon 2 të rinj

494
0

43-3

Shkruajtën me bojë të bardhë, emrin e kryeministrit mbi kontenierët e plehrave në shenjë proteste dhe përfunduan në qeli.

Dy të rinj nga Tirana, Klodian Leka dhe Bislim Lakba, janë ndaluar nga Policia pasi shkruajtën “Edi Rama” mbi kontenierët portokalli në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në vazhdën e kundërshtive ndaj ligjit”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” që u miratua dje nga parlamenti dhe lejon importin e tyre.

Këtë nismë për të emëruar koshat me emrat e deputetëve që votuan pro importit të plehrave e hodhi dje shoqëria civile. Ndaj, në kontenierët në foto duken edhe koshat me emrat e Eduard Shalsit dhe Erion Veliajt.