
Aktorja e Humorit, Rudina Dembacaj është një ndër personazhet më të folur në media kohët e fundit, e kjo që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti dhe marrëdhënies me ish-deputetin Mark Frroku
Ditën e djeshme moderatorja tregoi për lidhjen e saj me Mark Frrokun, ndërsa theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një marrëdhënie të mirë, gjë që e vërtetoi edhe pas publikimit të një bisede mes tyre në Instagram.
Me sa duket vajza e tyre, Victoria ka dashur të komunikojë me të atin, ndërsa i ka dërguar disa emoji nga llogaria e së ëmës në whats app. Ky mesazh ka bërë që të dy ish-bashkëshortët të shpërthejnë në të qeshura.